COVID-19 është ende në mesin tonë, mbani distancën, mbani maskat dhe lani duart

Instituti i Kosovës për Shëndetin Publik dhe Ministria e shëndetësisë porositin qytetarët që të jenë më të vëmendshëm duke i përkujtuar ata se COVID19 është në mesin tonë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet!
Virusi akoma gjendet në mesin tonë.

Sonte detektuam 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë!

1025 raste deri sot me 782 të shëruar e 29 kanë përfunduar fatalisht!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Kështu ka filluar më 13 mars!

Një rast i vetëm në Stubëll!
Një rast i vetëm në Klinë!
Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!
Një rast i vetëm në Dumnicë!
Një rast i vetëm në Wuhan!
Një rast i vetëm në Codogno!

Krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 5.000.000 raste në botë dhe po vazhdon akoma!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!

Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.