A beautiful profile of the Great Sphinx including the pyramids of Menkaure and Khafre in the background in Giza, Cairo, Egypt

COVID-19: Egjipti do t’i ndalojë tubimet fetare gjatë Ramazanit

Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet fetare gjatë Muajit të Ramazanit, i cili nis pas rreth dy javësh, me qwllim tw parandalimit të përhapjes së  koronavirusit.

Gjatë këtij muaji, myslimanët zakonisht e prishin agjërimin në perëndim të diellit, pastaj shkojnë në xhami për t’u lutur dhe kalojnë kohë me të afërmit.

Por, pas rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë për distancim fizik gjatë pandemisë së koronavirusit, Egjipti do t’i ndalojë të gjitha tubimet dhe iftaret publike, ashtu si edhe aktivitetet kolektive sociale, tha përmes një deklarate Ministria e Çështjeve Islame e Egjiptit, raportojn mediat ndërkombëtare

Egjipti aktualisht ka mbi 1,300 njerëz të infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 250 pacientë kanë humbur jetën.

Muajin e kaluar, Egjipti ka urdhëruar xhamitë dhe kishat t’i mbyllin dyert për besimtarët, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.