COVID -19 DHE VESHKËT

E enjëtja e dytë e muajit Mars tradicionalisht që nga viti 2006 në kalendarë njifet si “Dita Botërore e Veshkes”, kjo ditë shënohet me aktivitete kryesisht sensibilizuese për rritjen e vetëdijes së njerëzve në mbarë globin për sëmundjet e veshkës, parandalimin, diagnostikimin e trajtimin e tyre.

Autor: Vjollca Godanci – Kelmendi  (Specialiste e Mjekësisë Interne – Nefrologe)

Shoqata Ndërkombëtare e Nefrologjise ISN si dhe shoqatat tjera profesionale kontinentale e shtetërore bashkohen në kampanjë unike dhe përmes aktiviteteteve shkencore e sociale përcjellin mesazhet te popullata e gjerë zakonisht përmes një motoje të paracaktuar.
Për kete vit pra për vitin 2020 motoja e Ditës Botërore të Veshkës është:
Shëndeti i veshkëve për të gjithë kudo – nga Parandalimi deri te Detektimi dhe qasja e barabartë në kujdes!

Jashtë kësaj motoje këte vit Ditën Botërore të Veshkëve e eklipson pandemia e COVID 19 shpallur nga OBSH.
Artikulli do të sjellë disa të dhëna për simbiozën e këtij virusi dhe sëmundjen e veshkëve si dhe ndikimin e këti virusi në sëmundshmëri e vdekëshmëri në rastet kur atakohen veshkët.
Koronavirusi është përshkruar si familje e virusëve që në vitin 1968. Sipas mendimit të virologëve, keto viruse janë anëtarë të një grupi të panjohur më parë i cili sipas sygjerimeve të tyre u emëruan koronaviruse, për shkak të pamjes karakteristike me të cilën këto viruse identifikohen në mikroskopin elektronik.

Tutje në vitin 1998 publikohet një punim në të cilin përshkruhet izolimi I koronavirusit në biopsinë e veshkëve të paceintëve me Nefropati Endemike Ballkanike e cila është një sëmundje e veshkëve me shkaktarë të panjohur që shfaqet në popullatat e regjioneve: Bullgari, Rumani, Kroaci, Serbi, Bosnjë e Kosovë. Ne Republikën e Kosovës është me distinktive në regjionin e Anamoravës – Viti (nuk ka studime të reja që përshkruajnë demografinë e saktë të përhapjes së kësaj sëmundjeje).
Ky studim I realizuar në Mbretërinë e Bashkuar – Londër, postuloi se koronavirusi mund të jetë i përfshirë në etiologjinë e sëmundjes endemike Ballkanike dhe se njerëzit janë rezervuarë të rastësishëm të kësaj zoonoze. Koronaviruset te njerëzit janë kryesisht patogjenë të rrugëve të frymëmarrjes dhe vlerësohet se ato shkaktojnë deri në një të tretën e infeksioneve të traktit të sipërm respirator. Ato janë implikuar gjithashtu si shkaktarë të diarresë, kohët e fundit dy koronaviruse janë izoluar nga rastet e sklerozës multiple, por prania e tyre në indin renal është sugjestive për patogjenezë të nefropatisë endemike. (1986)
Në literaturën e gjerë nefrologjike koronavirusi përmendet si shkaktarë I dëmtimit akut dhe kronik të funksionit të veshkëve, do të mundohem ti citoj tutje:

Infeksionet virale mund të shkaktojnë glomerulonefrite akute (virusi I hepatit A, parvovirus,
B19, fruthi, virusi Epstein-Barr).

Glomerulonefrite kronike (hepatiti B virusi [HBV], virusi i hepatitit C [HCV], HIV, parvovirus B19), dhe

Nefrit intersticial (Hantavirus, virusi i gripit, Denge virusi, virusi BK, koronavirusi, citomegalovirusi, virusi i hepatitit A).

Sindromi i rëndë i akut respiratorë I shkaktuar nga koronavirusi mund të shkaktojë nefrit tubulointersticial. Insuficienca renale akute, kur është e pranishme, ka të ngjarë të shoqërohet me dështim të shumë organeve.

Te pacientët me veshkë të transplantuar në raste të rralla është raportuar koronavirusi si shkaktarë I sindromës së distresit respiratorë – SARS dhe llogaritet si shkaktarë I ri I njohur I infeksioneve te pacientët pas transplantimit të veshkës.
Për të kaluar tani në periudhën aktuale kur ISN (International Society of Nephrology) ka publikuar gjerësisht artikullin në linkun më poshtë dhe ka dhënë sqarime e udhëzime për përballimin e situatës tek përfshirja e veshkëve IRA si dhe tek pacientët me sëmundje të veshkës e terapi renale zëvendësuese.

DOI: https://doi.org/10.1016/j.kint.2020.03.001

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.