Cooper, Pentagon, FSK, Kosova

Cooper: Transformimi i FSK-së në ushtri, në konsultim me komunitetet

Ministri i FSK-së Rrustem Berisha ka pritur në takim zëvendës-ndihmës Sekretaren e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Laura Cooper.

Cooper ka përsëritur qëndrimin e Amerikës lidhur me transformimin e FSK’së në ushtri.

Cooper tha se ndihet e kënaqur kur dëgjon edhe vet për arritjet dhe sukseset e FSK-së, por thotë se për krijimin e ushtrisë së Kosovës, duhet biseduar me minoritetet.

“Me rëndësi që të merret angazhimi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm për këto ndryshime, e në këtë rast edhe i komunitetit jo shumicë” , citohet të ketë thënë Cooper lidhur me transformimin e FSK-së në ushtri.

@infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.