Ballina / Kulturë / Çoi në Amerikën e Jugut liderët nazistë, zbulohet nëndetësja ‘U-3523’

Çoi në Amerikën e Jugut liderët nazistë, zbulohet nëndetësja ‘U-3523’

Një nëndetëse gjermane që thuhej se ka larguar lidershipin nazist pas disfatës për në Amerikën e Jugut, është zbuluar pas 73 vjetësh.

“U-3523” ishte një nga nëndetëset e Hitlerit të tipit XXI, një dizajn i ri dhe i avancuar për kohën, por që erdhi vonë për të ndaluar fitoren e Aleancës.

Ajo ishte klasi i parë i anijeve “U”, e projektuar për të lundruar për një kohë të gjatë në ujëra dhe që u jepte mundësinë të lundronin pa u ndalur në Amerikën e Jugut.

“U-3523” mendohet se u mbyt nga sulmi britanik i “Liberator B24” më 6 maj 1945, por pamundësia për të gjetur rrënojat, kishte sjellë dyshime se ajo mund të kishte ikur.

Por mbetjet e saj tashmë janë gjetur disa milje në veri të Skagen, qyteti më verior i Danimarkës dhe rreth 9 milje larg vendit ku ishte raportuar nga bombarduesit britanik.

Muzeu i Luftës së Detit në Danimarkë i cili gjeti nëndetësen, thotë se nuk ka prova se ajo po largohej me liderë nazistë apo të jetë plaçkitur.

Pas luftës pati zëra se disa liderë nazistë u larguan me nëndetëse “U” dhe morën me vete dhe floririn nazist, dhe flitej për “U-3523”.

@Fluidi

Provo po ashtu

john keats

Çfarë i shkruajti John Keats të dashurës së tij Fanny Brawn

Kjo është një nga letrat e dashurisë që shokoi shoqërinë viktoriane në shekullin e tetëmbëdhjetë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.