Ballina / KRYESORE / Cohen: Marrëveshja Kosovë – Serbi, mund të arrihet më 2019
cohen

Cohen: Marrëveshja Kosovë – Serbi, mund të arrihet më 2019

Përfaqësuesi i SHBA’së në Këshillin e Sigurimit, Jonathan Cohen, ka deklaruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, është e mundshme të arrihet në vitin 2019.

Këtë deklaratë përfaqësuesi i SHBA’së e bëri në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që është duke u mbajtur për Kosovën.

“Është momenti i duhur që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe kjo është e arritshme në vitin 2019. Për Kosovën kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnjës”, tha ai.

Ai po ashtu ka pohuar se UNMIK’u ka përmbushur mandatin e vet, dhe përmes zyrës së OKB-së mund të bëhen punë të tjera, por jo përmes UNMIK’ut dhe duhet të ketë një rivlerësim për praninë e OKB’së në Kosovë.

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.