fbpx
pishina e germise, cnn

CNN rekomandon pishinën e Gërmisë

Kryeqyteti i Kosovës dhe ai i Zvicrës, rekomandohen të vizitohen nga turistët e huaj, sipas CNN

Derisa një numër i madh i qyteteve evropiane po përballen me numrin e madh të turistëve dhe kjo është shndrruar në problem, janë disa qytete, që duhet vizituar dhe ka shumë pak turistë, rekomandon CNN .

Mediumi prwstigjioz ka renditur 20 qytete evropiane që duhet vizituar dhe ka pak turistë, ku në mesin e tyre janë edhe Prishtina dhe Berna, përcjell albinfo.ch.

“Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në top të listës me vendet që turistët duan t’i vizitojnë, por nuk ka ndonjë arsye se përse nuk duhet ta vizitoni këtë shtet magjepsës. Përderisa Prishtina mund të ketë qenë sinonim me luftën para 20 vjetëve, ajo është transformuar shumë prej atëherë, ku shumë ndërtesa të çuditshme janë ndërtuar”, thuhet për Prishtinën, duke shtuar: “Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” ia vlen të vizitohet në mëngjes, e njësoj edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës. Biblioteka e Universitetit të Prishtinës do t’i fascinojë adhuruesit e arkitekturës, përderisa ata të cilët duan të freskohen mund ta gjejnë rehatinë në pishinën e Parkut të Gërmisë, e cila gjendet në veri të qytetit”, shkruhet CNN.

Ndërkohë, për kryeqytetin e Zvicrës shkruhet: “Ndërkohë që udhëtarët thjesht kalojnë nëpër kryeqytetin zviceran gjatë rrugës për pushime verore ose udhëtim dimëror të skijimit në Cyrih ose Gjenevë, Berna është pa dyshim e denjë për disa ditë shtesë të udhëtimit tuaj.

Diku tjetër, Muzeu i Arteve të Bukura përmban veprat e Picasso dhe Klee, ndërsa udhëtarët mund të kalojnë në majë të Gurtenit, malit që mbikëqyr qytetin e vjetër”.

Në këtë listë me rekomandime gjendet edhe Antwerpi i Belgjikës, Haga e Holandës, Sarajeva e Bosnjës, Malmo i Suedisë, Aberdeeni i Skocisë, Berni, Wroclaw-i, Tbilisi, Minski, Yerevani, etj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!