“Cluster Eunic Prishtina” prezanton sot hartën turistike të Prishtinës

Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë” Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”.  

Në konferencë do të prezantohen edhe harta e komunës së Prishtinës e përkthyer në gjuhën frënge, italiane dhe gjermane.

Krijimi i “Cluster Eunic Prishtina” u regjistrua në Bruksel, në qershor 2018 nga Asambleja e fundit e përgjithshme e EUNIC Global, rrjeti i instituteve kulturore kombëtare të Bashkimit Evropian.

Kjo iniciativë  mbështetet nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian dhe është e hapur për të gjitha shtetet anëtare të përfaqësuara në Kosovë.

Ambasada e Francës është duke e mbajtur presidencën e EUNIC Cluster që nga themelimi.

Vendet themeluese të grupit kanë miratuar një strategji që synon koordinimin e aktiviteteve kulturore të anëtarëve të saj dhe forcimin e institucioneve publike në nivel qendror dhe lokal në aktivitetet e tyre kulturore.

Kjo iniciativë fillimisht u përkrah nga disa shtete anëtare të BE (Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari dhe Luksemburg), Zyra e BE-së në Prishtinë, Aleanca Française dhe Goethe Zentrum në Prishtinë. Aktorët kulturorë kosovarë mund të përfitojnë nga sinergjitë e krijuara duke bashkuar aktivitetet e partnerëve të BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.