Ballina / KOSOVA / Clinton me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve
clinton

Clinton me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve

20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi caqet serbe në Kosovë. Presidenti amerikan Bill Clinton ishte ai që bindi SHBA’në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Qendra Presidenciale Clinton kujtoi momentin e madh të 24 marsit 1999.

“Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO’s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO’s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore. Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-Presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

Provo po ashtu

kosobva, serbia, jarinje, merdare, dheu i bardhe, kosove, serbi

Pritje të gjata në kufij

Bashkatdhetarët po presin mbi 8 orë në pikat kufitare me Serbinë Pritjet dhe kolonat e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.