Clinton kishte sfiduar McCain me vodka

Kandidatja për presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, ka rrëfyer një detaj mjaft interesant në lidhje me rivalin në politikë John McCain.

Ajo është pyetur nga një gazetar nëse ka fituar ndonjë sfidë pijesh alkoolike dhe përgjigja e saj ishte:

“Në një rast kam sfiduar John McCain. Ne kishim bindjet tona politike, por një radhë u ulëm të pinim vodka. Kemi pirë aq shumë sa që të dy vendosëm t’i jepnim fund pasi kishim arritur kufirin”, ka thënë Clinton.

McCain ka qenë rivali i Barack Obamës për zgjedhjet presidenciale nga radhët e republikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.