Ballina / BOTA / Clinton: Kam paguar teknikun e DASh nga buxheti privat
Hillary Clinton

Clinton: Kam paguar teknikun e DASh nga buxheti privat

Kandidatja demokrate për Presidencialet e Shteteve të Bashkuara të vitit të ardhshëm, Hillary Clinton, deklaroi gjatë së shtunës se, së bashku me familjen e saj kishin paguar një staf të Departamentit amerikan të Shtetit me financat personale për të mirëmbajtur një server privat email-esh, të cilin ajo e kishte përdorur më pas si për çështje personale, ashtu edhe për ato qeveritare teksa mbante postin e Sekretares së Shtetit.

Pas një shfaqjeje për fushatë në New Hampshire, Clinton u tha reporterëve se pagesat janë bërë ndaj specialistit të teknologjisë së informacionit, Bryan Pagliano, i cili më herët gjatë kësaj jave refuzoi të nxirrte dokumente apo të dëshmonte përpara një komiteti përfaqësuesish nga Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan në lidhje me serverin, duke u bazuar në të drejtën e tij kushtetuese kundër vetinkriminimit.

“Me respektin maksimal për shërbimet e tij personale, që ai ofroi ndaj meje dhe familjes sime, sigurisht që ne e paguam atë, për shkak se për një periudhë të caktuar kohe, ne e kishim të nevojshme asistencën e tij teknike. Besoj se e gjitha kjo është në të dhënat publike”, tha Clinton.

Hillary, një ish-senatore amerikane dhe “Zonjë e parë” e vendit, e cila është pretendentja kryesore për të fituar nominimin për Presidencialet e 2016-s nga demokratët, është kritikuar ashpër për përdorimin e një serveri të pasigurt për të kryer veprime qeveritare kur ishte në krye të Diplomacisë amerikane gjatë viteve 2009-2013, ashtu sikurse edhe për mënyrën sesi e ka trajtuar informacionin e klasifikuar në disa raste.

“The Washington Post” ka raportuar më herët se Clinton ka paguar 5 mijë dollarë për Paglianon, për shërbimet kompjuterike të ofruara prej tij, përpara sesa ai të bashkohej me Departamentin amerikan të Shtetit, duke cituar një dokument të dorëzuar prej vetë IT-së në prill të vitit 2009. Edhe pasi ai u bë pjesë e DASH në maj të 2009-s, Clinton vazhdoi të paguante Paglianon për të mirëmbajtur serverin, raporton “the Post”.

Provo po ashtu

Moore: Pa SHBA-në nuk ka marrëveshje Kosovë – Serbi

Profesori amerikan i historisë dhe sigurisë, Gregory Moore, ka thënë se pa Uashingtonin nuk mund …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.