Ballina / KOSOVA / Clark: Putini mund të provokojë krizë në Ballkan
interviste wesley clark dhe evliana berani
Gjenerali Wesley Clark drejtoi fushatën ajrore të NATO-së kundër Serbisë për t'i dhënë fund krizës humanitare në Kosovë. (Intervistoi: Evliana Berani)

Clark: Putini mund të provokojë krizë në Ballkan

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se Ballkani është një nga rajonet të cilin presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund ta shndërrojë në krizë.

Gjatë intervistës për RTK-në, gjenerali amerikan në pension Wesley Clark ka folur për ate se a ekziston rreziku nga ndonjë luftë e re në Ballkan.

“Mendoj se Ballkani momentalisht ndihmohet nga prania e KFOR-it në Kosovë. Mendoj se ky është një përkushtim i rëndësishëm i vazhduar që ka NATO. Por, aktualisht rusët kanë ndërtuar një bazë në Nish të Serbisë. Ata thonë se është për veprimtari humanitare, por ajo posedon komandën dhe kontrollin  e nevojshëm për të bërë çdo gjë tjetër që mund të bëhet. Së voni presidenti Putin ishte në Serbi, ku si e dini, u prit si hero! Serbia blenë teknologji ushtarake ruse! Por, edhe pse është e rrethuar nga NATO, nuk ekziston ndonjë rrezik i mundshëm për Serbinë në këtë moment nga NATO. Dua të them, ne shpresojmë që Serbia të bëhet pjesë e Evropës bashkëkohore, e Bashkimit Evropian dhe ndoshta një ditë të bëhet pjesë e NATO-s së bashku me Kosovën. Prandaj, shtrohet pyetja, për çfarë është e tërë kjo, dhe e tërë kjo ka të bëjë me Z. Putin i cili ka një mundësi. Është sikurse një krizë në pritje. Është një moment, dhe kurdo që atij i nevojitet të ketë një krizë, ai e fillon krizën. Ndoshta këtu, ndoshta në Ukrainë, ndoshta në vendet Baltike”, është shprehur Clark gjatë intervistës së realizuar për RTK nga gazetarja Evliana Berani.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë. E njejta fillon në minutin 07:00.

Provo po ashtu

barna, pilula,

Lituania blen pilula jodi në vlerë të 1 milion dollarëve për mbrojtje nga rrezatimi

Lituania ka thënë se pret që të pranojë më shumë se 4 milionë pilula të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.