Çka thotë Ligji për përgjimin e komunikimeve elektronike

Kush dhe kur mund të përgjohet? Kush dhe kur mund të përgjojë? Këto janë gjëra të rregulluara qartë me Ligjin për përgjimin e komunikimeve elektronike. Me Ligj poashtu janë të rregulluara edhe procedurat e afatet kohore për ruajtjen e komunikimeve elektronike.

Më poshtë gjeni çka thotë Ligji për këto çështje:

LIGJI Nr. 05/L -030 PËR PËRGJIMIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE

Neni 8 Institucionet e autorizuara për të parashtruar kërkesë për përgjim të ligjshëm
1. Për qëllime të Procedurës Penale, Prokurori i Shtetit është institucioni i vetëm i autorizuar për të parashtruar kërkesë për përgjim të ligjshëm të komunikimeve elektronike pranë gjykatës kompetente
2. Institucionet e autorizuara për të propozuar kërkesë pranë Prokurorit të Shtetit për përgjim të ligjshëm për qëllime të procedurës penale janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, sipas kompetencave të dhëna me legjislacionin në fuqi në Republikën e Kosovës

Neni 15 Sistemi i përgjimit

1. Sistemi i përgjimit është i përbërë nga dy pjesë të cilat nuk mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra:
1.1. Njësisë ndërlidhëse; dhe
1.2. Qendrës monitoruese

Neni 16 Njësia ndërlidhëse

4. Autoriteti që administron Njësinë Ndërlidhëse i përgjigjet vetëm gjykatës dhe vepron vetëm në bazë të Urdhërit gjyqësor të ligjshëm. Pas pranimit të këtij Urdhëri, autoriteti i tillë mundëson dhe lehtëson në aspektin teknik procesin e përgjimit në Qendrat Monitoruese të vendosura në Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Neni 18 Qendra Monitoruese
1. Qendra Monitoruese nënkupton infrastrukturën e ndarë të institucioneve të autorizuara në pikën 2 të këtij neni, të përcaktuar si destinacion i transmetimit për komunikimet e përgjuara dhe i të dhënave që lidhen me thirrjen e ndonjë caku të caktuar të përgjimit, dhe ku është e vendosur pajisja për monitorim dhe incizim.
2. Qendrat Monitoruese do të vendosen në Policinë e Kosovës për përgjimet e komunikimeve elektronike në kuadër të Kreun I për qëllime të procedurës penale dhe që përfshinë të gjitha institucionet e autorizuara me ligj dhe do të vendosen në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për përgjimet e komunikimeve elektronike në kuadër të Kreun II për nevojat e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Njësitë monitoruese duhet të posedojnë një softuer dhe sistem teknik që garanton ruajtjen e gjurmëve të plota mbi përdorimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.