hiromantia
Ilustrim

Çka thotë hiromantia për linjën tuaj të zemrës

Ja çfarë thotë hiromantia për linjën e juaj të zemrës, e cila fillon nga gishti tregues ose gishti i mesëm dhe shtrihet deri tek gishti i vogël i dorës.

A) Nëse linja e zemrës fillon nga mesi i gishtit të mesëm , apo nën gishtin tregues, atëherë kjo nënkupton se ju keni lindur të jeni lider. Ju jeni ambicioz, të pavarur dhe inteligjent. I keni të theksuara aftësitë për gjykim të drejt e racional si dhe keni aftësi të papara për vendimarrje. Nuk jeni gjithaq të ndjeshëm për të tjerët.

B) Nëse linja e zemrës fillon ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit të mesëm , ju keni konsideratë për të tjerët dhe jeni të brisht. Shpesh herë tregoni shenja pavendosmërie dhe kujdes të tepruar kur janë persona të tjerë në pyetje. Megjithatë jeni njeri të cilit apo cilës të tjerët mund ti besojnë pa ndonjë rezervë. Kur merrni vendime, gjykimin e keni të drejt dhe të logjikshëm.

C) Nëse linja juaj e zemrës fillon ndërmjet gishtit tregues dhe gishtit thumb, ju duket se keni durim, jeni të kujdesshëm dhe zemër butë. Në raporte me njerëz jeni plotë zemër mirësi.