Rita Ira, Dua Lipa

Çka thotë Dua Lipa për Rita Orën

Dy ndër këngëtaret më të famshme shqiptare janë Dua Lipa dhe Rita Ora. Ato janë shumë të suksesshme dhe shumë të njohura në skenën ndërkombëtare.

Së fundi Lipa ka qenë edhe në ballinën e revistës “Evening Standard”, duke folur për jetën personale, si dhe karrierën e saj.

Revista e ka pyetur edhe për marrëdhëniet me Rita Orën, pasi që të dyja janë me prejardhje shqiptare, si dhe janë shumë të njohura.

“Më shumë e njoh përmes muzikës. Por, prindërit tanë njihen mes vete, derisa unë e njoh pak edhe motrën e saj”, është shprehur Dua Lipa për revistën angleze.

Nuk kishte si të mos e përmendte Kosovën, si gjithnjë në intervistat e saj. Dua është shprehur se më herët të gjithë e njihnin në Prishtinë si vajza e Dugit, babait të saj, i cili është edhe këngëtar i njohur, kurse tani ndodh e kundërta, pasi atë e etiketojnë si babai i Dua Lipës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.