Ballina / KOSOVA / Çka thanë në Varshavë Mass e Pacolli
Heiko-Maas-ministri i jashtem i gjermanise

Çka thanë në Varshavë Mass e Pacolli

Heiko Maas,, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë,  thotë se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen e plotë të  perëndimit.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për vëmendje të plotë dhe mbështetje konstante”, ka thënë Maas.

Ai ka thënë se shpreson që përmes procesit të Berlinit do të mund të zgjidhin disa prej problemeve të këtij rajoni.

“Kështu mund të lëvizet drejt Evropës, sepse jemi thellësisht të bindur se Ballkani Perëndimor ka nevojë për perspektivë evropiane”, ka shtuar ministri i jashtëm gjerman.

Ministri gjerman ka folur edhe për një tendencë ‘mjaft shqetësuese’ për të zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor, por shpreson që do të duhen që ato të zgjidhen në mënyrë mjaft pragmatike.

“Pra, ne duhet të bëjmë më të mirën që mund t’i zgjidhim kontestet në mënyrë pragmatike,” tha Maas.

Do theksuar se Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot në Varshavë të Polonisë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mmbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pacolli tutje tha se Gjermania do ta vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj Kosovës.

Teksa ka shkruar se ky është një lajm fantastik nga ministri i Jashtëm, Heiko Mass.

heiko mass dhe behgjet pacolli

Ky është postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.

Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.

Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intesifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.

Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

Njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësin e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron.

Ndryshe, me 29 prill, krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë, do të udhëtojnë për në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe presidentit të Francës, Emanuel Macron. Prezent në takimet e Berlinit do jenë liderët e Ballkanit por edhe liderët e institucioneve të Bashkimit Evropian

@Fluidi

Provo po ashtu

valon murtezaj

Pse ne ndryshojmë?

Apo, pse ne duhet të ndryshojmë, kur dihet që nuk është lehtë të ndryshojmë dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.