ramush haradinaj nisja ne hage 2019

Çka tha Haradinaj kur u nis në Hagë

Ish Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj të mërkurën pritet të paraqitet për intervistim para Prokurorisë së Specializuar për Kosovën në Hagë. 

Ndryshe këte institucion opinioni e njej si Gjykata Speciale e Hagës.

Para nisjes në Hagë, Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij për taksën.

“Tregun e japim vetëm për njohje” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë! /RH

LEXO: Specialja nuk shfuqizohet, e mbrojnë marrëveshjet ndërkombëtare

Në Holandë, Haradinaj ka fluturuar me aeroplanin privat të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Haradinaj fillimisht kishte planifikuar të udhëtonte drejt Hagës me një fluturim të rregullt të kompanisë “Austrian Airlines”.

Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësit e tij, pasi fluturimi i paraparë i tij ishte shtyrë për disa orë.

Ramush Haradinaj dha dorëheqje të premten dy muaj pa i mbushur dy vjet të Qeverisë së ndërtuar nga AAK, PDK, NISMA e AKR.

Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Numri i të ftuarve nga Gjykata Speciale po rritet nga dita në ditë. Krahas ish Kryeministrit , i cili udhëtoi sot në Hagë, dje ka udhëtuar edhe ish kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili do të intervistohet të mërkurën poashtu. Ndërkohë, Shukri Buja ka përfunduar intervistimin.

Të gjithë të ftuarit janë nga radhët e  ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale, e cila është formuar sipas ligjeve të Kosovës, kurse selinë e ka në Hagë. Kjo gjykatë ka kompetencë mbi veprat penale të kryera në Kosovë nga 1 janari i vitit 1998 deri më 31 dhjetor, 2000.

Ky institucion është përgjegjës për hetimin e krimeve të kryera kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve të tjera që lidhen me pretendimet e raportit të senatorit zviceran Dick Marty, që është miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2011.

LEXO EDHE

Gjykata Speciale ka dërguar më shumë se 100 ftesa në Kosovë

Schwendiman: Gjykata e Posaçme nuk është kundër Kosovës as UÇK-së

Gjykata Speciale zyrtarizon listën e avokatëve

Sytë e botës mbi Kosovën, a do të shfuqizohet Gjykata Speciale

Sot fillon punën Gjykata Speciale

Gjykata Speciale: Ja tri pikat ku Kosova nuk pajtohet

Para Kuvendit po protestohet, brenda debatohet Gjykata Speciale

Zhbogar: Gjykata Speciale – në pikëpyetje sovraniteti i Kosovës

Presidentja: Gjykata Speciale se gjykon luftën

Mediat kanë raportuar nga afër rrugëtimin e krijimit të Gjykatës Speciale dhe mandatin e saj të dalë nga Marrëveshjet ndërkombëtare ku Kosova dhe institucionet e saj ishin palë.

Si është raportuar, Gjykata Speciale pretendon që të hetojë supozimet në raportin e Këshillit të Evropës lidhur me dyshimet për krime lufte të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së ndaj disa civilëve serbë gjatë periudhës së viteve 1999 – 2000. Në bazë të këtyre supozimeve, një Task Forcë ndërkombëtare e kryesuar nga prokurori amerikan Clint Williamson kishte zhvilluar edhe një hetim të gjerë që zgjati tri vjet dhe ka prezentuar raportin e tij mbi të cilin u nis krijimi i këtij mekanizmi.

Raportin e Williamsonit mund ta gjeni këtu

LEXO EDHE:

Thaçi kritikon ndërkombëtarët: Nuk i mbajtët premtimet

Thaçi: Gjykatën Speciale mos e shikoni si ndëshkim

Dekreti i Presidentes: Marrëveshja për Gjykatën Speciale në fuqi nga 4 shkurti (Dokument)

Mogherini, Delawie e Lidington përshëndesin’specialen’

Votuan letërkëmbimin për ndërrimet kushtetuese, s’e votuan Specialen

Engel: Gjykata e krijuar nga OKB, problem për Kosovën

Kush kundërshton dhe kush e mbështet Gjykatën Speciale dhe pse?

Gjykata do të krijohet nga Kosova ose Nga OKB-ja

The Economist: Politikanët e Kosovës i frikësohen Gjykatës Speciale

Jacobson: ShBA nuk do ta bllokojnë Specialen në KS

@INFOGLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.