Ballina / OP./INTERVISTA / Çka tha Erion Veliaj në TEDxPrishtina
In Fabric
erion veliaj

Çka tha Erion Veliaj në TEDxPrishtina

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi 5 histori njerëzore për të rrëfyer transformimin e kryeqytetit dhe vizionin e tij për të ardhmen, si i ftuar special  në eventin “TEDxPrishtina”, ku përcillen eksperienca suksesi. Veliaj u ndal në një ndër investimet më të rëndësishme në kryeqytet, siç është “Pazari i ri”.

“Ylli, ose siç njihet ndryshe ‘Ylli i peshkut’, është një nga sipërmarrësit e ‘Pazarit të ri’, një projekt që filluam ta transformonim para pak muajsh, me idenë për t’i rikthyer Tiranës një pjesë të vjetër të saj, duke harruar se disa njerëz si Ylli e kishin jetën të lidhur me pazarin, pavarësisht se ky ishte degraduar. Kur i thamë Yllit se ky vend duhet rikualifikuar, ai mobilizoi dhe drejtoi grupin e protestës aty, duke na thënë se ‘Pazarin’ e donin siç ishte. Sot Ylli nuk është më një nga 20 protestuesit, por një nga 1.020 vetët që po ushqehen e bëjnë biznes aty”, tha Erion Veliaj.

Veliaj nuk la pa përmendur as kundërshtinë që hasi për ndërtimin e këndit të lodrave te “Parku i liqenit”.

“Një nga projektet që ka marrë më shumë histeri, ka qenë këndi i lojërave në Tiranë, projekti ynë i parë, i cili më ka kujtuar versionin modern të Rozafës. Ne e ndërtonim paradite, kursë në darkë vinte një forcë imagjinare anonime që e shkatërronte. Në 100 ditë të ndërtimit të këndit të lojërave kemi pasur 78 protesta! Në fakt, sot ky kënd është më i frekuentuari nga fëmijët e Tiranës”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj solli në vëmendje historinë e Thanas Dhespos, një ish-i dënuar politik, si shembull frymëzimi për komunitetin.

“Unë e kisha harruar si histori, menduam që duke bërë pagesat u zgjidhën edhe dramat njerëzore, apo historitë që i shoqërojnë ato, derisa një ditë dikush më shkruan se në një pallat në Tiranë, një ish-i përndjekur i kishte investuar paratë e dëmshpërblimit për rikonstruksionin e të gjithë pallatit, duke krijuar një energji të jashtëzakonshme në komunitet. Kështu thamë: Ja pra, Shqipëria bëhet edhe me dikë që është 91 vjeç”, tha më tej Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se, çerdhet, kopshtet e shkollat, një pjesë e tyre bëhet me investime private, dhe se në një vit falë filantropisë janë investuar 6 milionë euro.

 

Check Also

Bernd Riegert

Koment: Schäuble ikën – politika e kursimit e Eurogrupit mbetet

Pas tetë vjetësh në Eurogrup po largohet një ujk i sprovuar në luftë, ministri i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *