Ballina / Tech këshilla / Çka të bëni nëse iPhone-i juaj hakohet?

Çka të bëni nëse iPhone-i juaj hakohet?

Pak pas shpërndarjes së lajmit se hakerët kanë thyer sistemin e sigurisë së paisjeve të tyre më të preferuara iPhone dhe iPad, nga personi i cili në ekranet e paisjeve të hakuara prezantohej si “Oleg Pliss” dhe që kërkonte kompenzim nga përdoruesit e interesuar që paisja e tyre të zhbllokohet, janë përhapur njëkohësisht këshillat se çfarë duhet të bëni ëse iPhoni juaj përfundon si ‘viktimë e hakerëve’.
Para se të kalojmë tek këshillat se si duhet të veproni në rast se jeni viktime e hakerëve, ju sygjerojmë që për e mailat e ndryshëm të përdorni mkode e fjalëkalime të ndryshme.
Ja këshillat:
1. Mos paguani hakerin nëse u kërkon para për të zhbllokuar telefonin e juaj. Ju jeni pronari I paisjes dhe keni të drejtën për të rikthyer ate nën kontrollin e juaj. Ju nuk keni faj nëse dikush ka vjedhur fjalëkalimin e juaj.
2. Kontaktoni kompaninë Apple. Ju duket e pamundur, por nuk është. Fundja mund ti shkruani, ose ti telefononi kompanisë.
3. Në rast se kompania nuk mund të ju ndihmojë menjëherë që ta zhbllokoni telefonin, këshillat se si mund ta bëni një gjë të tillë vet mund ti gjeni në ueb faqen e kompanisë “Apple support site”.
4. Lexoni me kujdes dhe zbatoni këshillat . Kurt ë riktheni kontrollin në iPhone ndryshone menjëherë fjalëkalimin e tij. Ndryshimi apo resetimi I fjalëkalimit të iPhone-it të juaj mund të bëhet nga faqja appleid.apple.com.
5. Pasi ti përfundoni të gjitha këto procedura, ndërprene për ca caste telefonin tuaj dhe kur ta ndezni kaloni në verifikimin prej dy nivelesh të fjalëkalimit, në mënyrë që të sigurohen se hakimi nuk do të ju ndodhë më asnjëherë. /infoglobi/v.b.