Ballina / LIFESTYLE / Çka sygjeron shkenca për gjumë të mirë
gjumi

Çka sygjeron shkenca për gjumë të mirë

8 orë për punë, 8 orë për kohë të lirë, si dhe 8 orë për gjum. Kjo është ndarja e famshme e 24 orëve në ditë, edhe pse rrallë herë mund të e ndajmë kohën tonë në këtë mënyrë.

Në realitet, në shumicën e rasteve ne punojmë më shumë se që do të duhej, hamë shumë shpejt dhe jo shëndetshëm, si dhe flemë shumë pak dhe jo mirë .

Ke problem me gjumin ? Kthehesh në shtëpi i lodhur, pushon pak, ke shumë nevojë për gjumë e pushim, por gjithmonë del diçka ose të vjen ndonjë ide në mendje që nuk të lë të flesh ? Kjo është shumë e zakonshme, dhe u ndodhë që të gjithëve, por kjo nuk është një gjë e mirë. Që të gjithë e dimë rëndësinë e madhe e të fjeturit mirë.

Këtu i keni 5 mënyra se si të flini mirë, dhe të luftoni kështu insominë :

Mos e lejo që në dhomë të ketë dritë

Nëse do që të kesh një gjum të mirë dhe të flesh sa më shpejt që është e mundur, armiku yt më i madh do të jetë drita. Dhoma jote duhet të jetë e qetë, e errët dhe e freskët.

Bëj orar për gjumin

Për të arritur që të kesh një gjumë të mirë, atëherë duhet të bësh një orar. Kohën kur do të shkosh të flesh dhe kur do të zgjohesh. Tento që të mos qëndrosh më shumë se 5 minuta pasi ka bërë alarmi. Sa të jetë e mundur respektoje këtë orar edhe gjatë fundjavës.

Bëj ushtrime, por jo gjatë natës

Shumë persona besojnë që të bëjnë ushtrime gjatë natës i bënë ata që të flenë më mirë dhe më shpejt, por kjo nuk është aspak e vërtete. Rekomandohet që të bëni ushtrime 4 deri 6 orë para se të flini.

Kontrollojeni kafeinën

Konsumi i kafeinës është e domosdoshme të evitohet në mesditë, nëse ju doni që të flini mirë natën. Kafja, çaji, dhe pijet e tjera me përmbajtje të madhe të kafeinës nuk janë të këshillueshme.

Një gotë me qumësht

Receta e gjyshes për gjumë është më se e saktë. Nëse pini një gotë qumësht para se të flini ju ndihmon që të flini më shpejt si dhe ndikon në kualitetin e gjumit.

@Fluidi

Provo po ashtu

uji veshet

Si ta nxirrni më thjesht tepricën e ujit nga veshët

Shpesh pas larjes ose dushit mbetet pak ujë në veshë. Kjo pos që nuk është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.