fbpx

Çka simbolizonte biçikleta

A e keni ditur se biçikleta simbolizonte gruan e re dhe feministet e quanin ‘makina e lirisë’?

Në botë ekzistojnë rreth një bilion biçikleta, e nga to 400 milionë janë vetëm në Kinë. Bota ka 3 herë më shumë bicikleta se vetura. Në vit prodhohen 50 milionë biçikleta kurse vetura vetën 20 milionë.
I pari që ka skicuar mjete të ngjashme me biçikletën ka qenë Leonardo da Vinci por, është francezi De Sivrac ai që ka ndërtuar bicikletën e parë në historinë e njerëzimit më 1960. Atëbotë, ajo quhej “hobbyhorse” dhe dallonte nga biçikletat e sotme. Biçikleta e parë nuk kishte as pedale. Ato u shtuan vetëm më 1840 nga skocezi Kirk-Patric Macmillan. Ky i fundit konsiderohet shpikësi i biçikletës së mirëfillt.
Më 1940-të u shpik bicikleta e parë për pesë persona. Rekordi botëror për shpejtësinë më të madhe të arritur me biçikletë mbahet nga John Howard, i cili e kishte ngarë bicikletën në një shpejtësi prej 245.08 km/h.
Bicikleta më e shtrenjtë në botë është shitur për 75.000 dollarë dhe është e ndërtuar me ar e zbukuruar me diamantë.
Hulumtimet e bëra nga Info Globi shpiejnë në gjetjen se biçikleta simbolizonte gruan e re të shekullit 19, sidomos në Britani dhe SHBA. Feministet e kësaj epoke e quanin atë ‘makina e lirisë’.
Amsterdami konsiderohet si kryqytet botëror i biçikletës sepse 40 % e transportit aty bëhet me bicikletë. Pas Amsterdamit qytetet tjera me shumë biçikleta janë Portland, Kopenhaga, Berlini, Barcelona,etj.
Një prej përfitimeve më serioze që bota ka pasur nga bicikleta është ruajtja e ambientit mbasi bicikleta është një prej formave më të pastra ambientalisht të udhëtimit. Plus ajo redukton shpenzimet se ecë pa karburant dhe për më tepër ka shumë beneficione shëndetësore./infoglobi/f