fbpx

Çka rekomandon ECOFIN për Kosovën

Kosova mori pjesë për herë të parë në dialogun multi-literal të ECOFIN-it.

Ministrat për Ekonomi e Financa të Bashkimit Europian kanë marr një sërë konkluzionesh për Kosovën.

InfoGlobi ju sjell disa nga konkluzionet e marra sot në Bruksel:

  • themelimi i një këshillimi fiskal të pavarur, ose i një agjencie fiskale;
  • zhvillimi i një kornize ligjore për mbajtjen e qëndrueshme të pagave publike dhe pensioneve,
  • modernizimi i mbledhjes së të hyrave për të zvogëluar besimin në faturat doganore;
  • konsiderimi i një vëzhguesi të pavarur për të kontribuuar në vlerësimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës në të ardhmen, përfshirë ndikimin e tyre fiskal;
  • përmirësimi i cilësisë së arsimit;
  • përmirësimi i mjedisit afarist dhe vazhdimi i trajtimit të lëndëve të pazgjidhura, fuqizimi i kapaciteteve të sistemit gjyqësor dhe zhvillimi i bazës së të dhënave të kadastrit.
  • miratimi i një qasjeje holistike për Investimet e Huaja Direkte që ofrojnë politika mbështetëse në një kornizë strategjike dhe fokusimi në heqjen e pengesave ekzistuese.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit ECOFIN (Ministrat e BE-së për Ekonomi dhe Financa) kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Kosova, Mali i Zi, Serbia) dhe Turqisë, si dhe përfaqësuesit e Komisionit dhe të Bankës Qendrore Evropiane dhe përfaqësuesit e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Takimi ishte pjesë e dialogut të fuqizuar për qeverisje ekonomike në mes të vendeve të BE-së dhe atyre në zgjerim, për të pasqyruar më mirë procesin e Semestrit Evropian në nivel të BE-së. /infoglobi/e