Çka po ndodhë me Diellin ? Që prej 1913-ës nuk ishte i tillë

Trieste, 25 dhjetor – Dielli shënoi një rekord në vitin 2019. Ylli ynë është në nivelin e tij më të ulët dhe gjatë vitit disku i tij ka mbetur pa njolla për 271 ditë.

Të dhëna të ngjashme nuk janë regjistruar për më shumë se një shekull. Për t’u rikthyer në rekordin e mëparshëm është e nevojshme të shkohet në vitin 1913, kur Dielli mbeti pa njolla për 311 ditë; viti i tretë i qetësisë ishte viti 2008, kur Dielli mbeti pa njolla për 268 ditë, transmeton ATSH raportimin e ANSA-s.

Aktiviteti diellor shënohet me cikle prej rreth 11 vitesh secili, ritmi i të cilave shënohet me shfaqjen periodike dhe pak a shumë të shpeshtë të njollave me aktivitet magnetik intensiv në sipërfaqen e yllit tonë.

Bazuar në parashikimet më të fundit të bëra nga NASA dhe agjencia amerikane për hulumtime mbi atmosferën dhe oqeanet, NOAA, minimumi aktual diellor duhet të arrijë kulmin e tij rreth prillit 2020, ndërsa maksimumi i ri pritet në korrik 2025.

“Është një rekord i vërtetë, i cili mund të rritet më tej deri në pranverën e ardhshme”, komenton Mauro Messerotti, nga Observatori i Triestes i Institutit Kombëtar të Astrofizikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!