Ballina / KOSOVA / Çka parashihet me projektligjet për FSK-në ?
flamuri i kosoves

Çka parashihet me projektligjet për FSK-në ?

E tri projektligjet e votuara të enjten në Kuvendin e Kosovës parashohin organizimin e Minsitrisë së Mbrojtjes , kompetencat, organizimin dhe funksionimiin e FSK-së, si dhe kushtet e përgjithshme të shërbimit në forcën e sigurisë së Kosovës.

Me projektligjin për misnitrinë e mbrojtjes bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministri të Mbrojtjes në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në nenin 3, pika 3 të ëktij projektligjit thuhet :

“Ministria harton dhe zbaton politikat e përgjithshme shtetërore të mbrojtjes në nivelin strategjik, si dhe ushtron funksionet e kompetencat  e saj në përputhje me Kushtetutën, me kёtё ligj, me Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës dhe Strategjinë e Mbrojtjes, si dhe legjislacionin në fuqi”.

Në projektligjin për kompetencat, organizimin dhe funksionimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në nenin 4 pika 1 dhe 2 thuhet:

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbron integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe  interesat e Republikës së Kosovës”.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë ushtarake multietnike, profesionale,  e armatosur dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor”.

Në nenin  7 përshkruhet armatimi për ushtrinë e Kosovës. Aty thuhet se FSK do të jetë e pajisur me armë dhe sisteme të armatimit, në përputhje me nevojat e FSK-së, për përmbushjen e kompetencave dhe detyrave të saj.

Në nenin 10 parashihet përdorimi i forxës nga pjestarët e FSK-së.

1. Forca e Sigurisë së Kosovës është e autorizuar ta përdorë forcën, armët e zjarrit, mjetet dhe pajisjet që i ka në përdorim me qëllim të përmbushjestë kompetencave dhe detyrave te dhëna kushtetuese dhe ligjore. Ndërsa pika 2 parasheh kohën kur pjestari i FSK-së mund ta përdorë forcën vdekjeprurëse.

Sa i përket kontrollit dhe mbikqyrjes demorkatike neni 14 i projektligjit e përcakton që:

1. Forca e Sigurisë së Kosovës i nënshtrohet kontrollit civil demokratik, sundimit të ligjit dhe obligimeve ndërkombëtare.

Neni 21 flet për emërimin e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pika 1 e këtij neni thotë:

1. Ministri, i rekomandon Qeverisë një kandidat të përshtatshëm për t’u emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Presidenti. Që të jetë i përshtatshëm për t’u marrë në shqyrtim, kandidati duhet të ketë mbajtur gradën e Gjeneralmajorit së paku dymbëdhjetë muaj.

Neni 23 i projektiligjit parasheh organizimin dhe strukturën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Pika 1,2,3 të këtij neni thonë:

1. FSK vepron në tërë territorin e Republikës së Kosovës nëpërmjet zinxhirit të unifikuar komandues.

3. FSK përbëhet nga një komponentë aktive prej  jo më shumë se  pesë mijë (5000) pjesëtarë dhe nga një komponentë rezervë prej jo më shumë se tre mijë (3000) pjesëtarë.

Projektligji i tretë i miratuar sot në Kuvendin e Kosovës për krijimin e ushtrisë së Kosovës është ai për shërbimin në FSK. Neni 7 i këtij projektligji flet për kohëzgjatjen e shërbimit. Aty në pikën 1 dhe 2 thuhet

1. Kohëzgjatja e shërbimit në FSK është e ndarë në shërbim afatshkurtër dhe afatgjatë, e përcaktuar me kontratë të shërbimit, sipas rregullave dhe kushteve të parapara me rregullore të vecantë të nxjerrë nga Ministri.

2. Pjesëtari rezervë gjatë kohës së angazhimit i nënshtrohet rregullave dhe kushteve të shërbimit sikurse pjesëtari aktiv

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.