fbpx

Çka parasheh Marrëveshja e nënshkruar 'Kompakt 2"

Pas Marrëveshjes ‘Kompakt 1’ të nënshkruar në nëntorin e vitit 2012, Bordi i Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit në Kosovë (BPSL) doli me ‘Kompakt 2’.

Marrëveshjen e ‘Kompakt 2’ e kanë nënshkruar anëtarët e BSPL-së, Ministria e Drejtësisë e Kosovës, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misioni EULEX me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovë.

Përmes marrëveshjes së re nënshkruesit kanë ripërtërirë përkushtimet e tyre të përbashkëta për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Marrëveshja parasheh një sërë veprimesh konkrete që adresojnë çështjet si: fuqizimi i policisë, doganës, institucioneve korrektuese dhe gjyqësore në tërë Kosovën, të cilat do të ndihmojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave dhe aspiratave të Kosovës për anëtarësim në BE.

Po ashtu, Marrëveshja Kompakte mëton shtimin e kapaciteteve kosovare për ta luftuar korrupsionin, si dhe aftësitë e tyre në luftimin e krimit të organizuar, duke i kushtuar vëmendje adresimit të krimeve ndër-etnike.  /infoglobi/e.b.