KE, Komisioni Evropian

Çka nuk përmbushën shtetet e Ballkanit për anëtarësim në BE

Për anëtarësim në Bashkimin Evropian shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i përmbushin edhe një varg kriteresh politike , ekonomike por edhe standardet e caktuara evropiane. Thuaja se të gjithat ndodhen larg anëtarësimit sepse kanë treguar shenja serioze të mospërmbushjes së kushteve që kvrkohen nga to.

Më poshtë janë vetëm disa nga kriteret për anëtarësim që konsiderohen si pika neuralgjike të shteteve që synojnë t’i bashkëngjiten familjes evropiane.

Kosova

BE është ende larg, sidomos duke pas parasysh se Kosova nuk është njohur si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së. Megjithatë, euro është monedha e Kosovës dhe po ashtu përafrohet me legjislacionin evropian. Korrupsioni është një nga problemet e saj të mëdha.

Mali i Zi

Negociatat zgjasin për pesë vjet dhe 28 nga 33 kapitujt janë të hapur ndërsa tre janë mbyllur përkohësisht. Mali i Zi është i pari që hyn në BE dhe vlerësohet se kjo mund të ndodhë në vitin 2025. Në të njëjtën kohë, Mali i Zi është gjithashtu anëtari më i ri i NATO-s.

Bosnja dhe Hercegovina

Negociatat nuk janë në horizont. Bosnja ka shumë probleme të brendshme, nga statusi në ndarjet e ndërsjella, dhe kjo bën që BE të mos jetë në krye të prioriteteve të saj. ky vend nuk ka vënë firmë në kontratën e Komunitetit të transportit të Evropës Juglindore për shkak se nuk ka pasur pëlqimin e udhëheqjes së vendit.

Maqedonia

Më shumë se 10 vjet ka qenë në statusin e kandidatit të BE-së dhe ende nuk ka asnjë datë për fillimin e negociatave. Problemet këto të ngjashme me vendet e tjera të Ballkanit, çfarë e dallon atë është se anëtarja e BE-së, Greqia refuzon të njohë emrin e saj. Tani është e mundur që gjërat të përshpejtohen me qeverinë aktuale.

Shqipëria

Negociatat zyrtare me BE-në nuk kanë filluar ende ndërsa korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme serioze. Rrethanë lehtësuese mund të jetë për shkak se ky vend është anëtare e NATO-s dhe se nuk është e ngarkuar me trashëgimin e luftës nga luftërat Jugosllave, kështu që nuk ka probleme me vendet e rajonit

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.