Ballina / KRYESORE / Çka në fakt tha Edi Rama për liderët e Kosovës
edi rama

Çka në fakt tha Edi Rama për liderët e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar liderët kosovarë për tentimin e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas kryeministrit Rama, politikanët e Kosovës bënë sikurse lopët që shqelmojnë qumështin e vet
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer krerët e Kosovës kur ka folur për Gjykatën Speciale, përkatësisht për përpjekjet e këtyre të fundit për ta shfuqizuar atë.

Sipas Ramës, Kosova në vend se të provojë t’i zgjidhë problemet e saj të mëdha që i ka, po kujdeset për të krijuar të reja.

Shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si “tradhti” ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale në “Real Talk” të Vizion Plus.

Provo po ashtu

dialogu kosove serbi

Dialogu mund të rifillojë gjatë dhjetorit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në New York pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.