Ballina / Shkencë / Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet do të ndodhnin ndyshime të mëdha negative.

Në kuadër të aksionit për mbrojtjen e ambientit jetësor, ekologët thonë se në atmosferë ka 21 për qind oksigjen, i cili është përbrësi kryesor. Po të mos ketë oksigjen, nuk do të ketë as bimë, as njerëz në Tokë.

Në ato pesë sekonda pa oksigjen, planeti do të përjetonte ndryshime të mëdha.

Pa këtë element themelor të jetës, të gjitha ndëtesat e ndërtuara nga betoni, në të cilin oksigjeni është lidhës kryesor, do të shndërroheshin në pluhur. Në telashë do të ishin edhe konstruksionet metalike, sepse do të zhdukej shtesa e oksigjenit, i cili i pengon metalet që të shkrihen në njëri-tjetrin.

Njerëzit do t’i ekspozoheshin drejtpërdrejt rrezatimit të Diellit, meqë mbështjellësi i ozonit përbëhet prej atemeve të oksigjenit. Do të shkaktoheshin të djegura të rrezikshme, por po të ndodhte edhe plasja e veshit të brendshëm për shkak të ndryshimit të beftë të shtypjes së ajrit.

Zhdukja e befasishme e oksigjenit do të shkaktonte te njerëzit ndjenjën sikur papritmas janë gjetur në 2.000 metra nën ujë.

Pa oskigjen nuk do të punonin as motorët në automjete, kështu që me miliona automobila do të ndaleshin, deri sa aeroplanët do të fillonin të bijnë në tokë. Qielli do të bëhej i zi, meqë drita e Diellit reflekton grimca të ndryshme në atmosferë para se të arrijë në Tokë.

Njëkohësisht do të plasaritej korja e Tokës, e cila me 45 për qind përbëhet nga oksigjeni, thonë ekologët.

Provo po ashtu

Balena që jeton afro 400 vjet (foto)

Një lloj i balenës që jeton saktësisht 392 vjet është duke studiuar, veçanërisht se cilat …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.