Ballina / PSIKOLOGJI / Çka ndodh kur ballafaqoheni me pamje ose ide për vrasjen
Ndodhi në këtë ditë

Çka ndodh kur ballafaqoheni me pamje ose ide për vrasjen

Ju mund të jeni duke e shikuar ndonjë film të frikshëm në shtëpinë tuaj, derisa shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë ndodhë me njeriun kur ai përjeton një skenë të tillë në realitet.

Në një video, shkencëtarët kanë sqaruar saktësisht se si ndryshon veprimi i trurit kur njerëzit janë para vrasjes.

Videoja e realizuar nga American Chemical Society, tregon për përvojën e njerëzve që shikojnë filma.

Në këtë video, hulumtuesit kanë sqaruar se njerëzit që shikojnë filma horror kanë ndjenja të njëjta me personin që është duke përjetuar një ndjekje të tmerrshme në film.Shkencëtarët sqarojnë se së pari njerëzit shijojnë frikën e cila shtohet edhe më shumë në bazë të reagimit ndaj vrasësit.

Frika shtyn njerëzit që të veprojnë ndërsa veprimi shkakton lirimin e adrenalinës së madhe.

Kjo rrit rrahjet e zemrës dhe forcon shqisat kurse hap rrugë në shfrytëzimin e energjisë për t’u përballur me kërcënimet për të mbijetuar.

Në këtë kohë, kërcënimi për vdekje bllokon një pjesë të trurit që ndihmon në përgjigje ndaj sulmeve të jashtme.

Nëse ia dilni të shpëtoni nga vrasësi, ju do të filloni të bërtisni për të kërkuar ndihmë.
“Ne kemi vërejtur se britma është në një pjesë tjetër të trurit për gjuhë”, sqarohet në video.

“Për dallim nga fjalimet normale, britmat dalin nga qendra e emergjencave të trurit”.

 

Check Also

njerëzit

Çka gënjejnë njerëzit kur lavdërojnë vetëvehtën

Po, kjo është e përbashkëta e shumicës së njerëzve thotë një studim, sipas të cilit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *