Çka mund të mësojë bota nga pandemia e vitit 1918

Kjo pamje është shumë domethënëse : Tifozët që shikojnë një lojë futbolli në kolegj në mes të një pandemie, duke mbajtur në fytyrë maskat dhe duke e ruajtur mes njëri tjetrit distancën sociale.

Fotografia të cilën e publikoi gjatë pandemisë së sotme agjencia e lajmeve Associated Press,  është e vjetër 102 vjet. Ate e kishte publikuar “Georgia Tech Alumni”, në ShBA.

Fotografia mban një mbishkrim të thjeshtë, por shumë përmbajtësor dhe relevant për kohën e sotme të pandemisë nëpër të cilën po kalon njerëzimi.

“Në vitin 1918 ‘Georgia Tech” ka luajtur thuaja se të gjitha ndeshjet e futbollit, sado që ndeshjet zhvilloheshin në kohën e shpërthimit të Gripit Spanjoll, i cili kishte shuar 675 mijë jetë njerëzish…”, thuhej mes tjerash në legjendën e fotografisë.

Duke iu referuar kësaj fotografie AP shkruan se fansat e sportit sot janë të ngjashëm me ata që ishin në të kaluarën.

“Mallkuar qofshin rreziqet , ne do të shkojmë në lojë”.

Dhe pasi tifozët u lejuan të kthehen në stadium, historia ka treguar që futbolli mund të kthehet i fortë.

“Kjo është me të vërtetë ajo që filloi lulëzimin e madh të futbollit në kolegje në vitet 1920,” tha Jeremy Swick, historian në Sallën e Famës së Kolegjit .

“Njerëzit ishin gati. Ata ishin kthyer nga lufta. Ata donin të luanin përsëri futboll. Nuk kishte aq shumë kufizime për të dalë. Ju mund të regjistroheni e të riktheheni përsëri në shkollë shumë lehtë” tha mes tjerash për AP Swick.

Derisa rikthimi duket shumë i largët, disa shkolla po përpiqen të përgatiten për atë që shumë kush shpreson, se mësimi do të vazhdojë normalisht dikund nga vjeshta. Tani për tani, titujt mbizotërojnë nga diskutimet rreth asaj se si duhet vepruar që rikthimi në jetë normale të jetë më i sigurtë.

“Unë mendoj se shumë njerëz do të hezitojnë të marrin pjesë në ngjarje sportive si spektatorë derisa të mos ketë një vaksinë të provuar,” tha profesori i historisë së sportit nga Georgia Georgia Tech Johnny Smith.

“Unë mendoj se ka paralele në ato që mund të mësojmë nga viti 1918 përsa i përket mënyrës sesi ne i përgjigjemi një pandemie,” shtoi Smith.

“Qytetet që ishin në mëdyshje dhe nuk impononin urdhra mbylljeje, brenda kohës së shkurtër patën më shumë fatalitete. Unë mendoj se mësimi që mund të nxjerrim në përgjithësi nga viti 1918  për ate se si t’i përgjigjemi një pandemie është se urdhërat e mbylljes dhe distancimi shoqëror është efektiv “, citon AP profesorin.

@InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!