fbpx

Çka kërkon Berlini nga Serbia

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, sot viziton Beogradin ku mes tjerash pritet të ia paraqes listën me kërkesat e kancelares gjermane, Angela Merkel liderëve të Serbisë.

Këto kërkesa si shkruajnë mediat beogradase ‘Serbia duhet ti përmbushë nëse dëshiron të përshpejtojë rrugën drejtë anëtarvsimit në BE.

Ja çfarë kërkon Berlini nga Serbia:

-Heqja e të ashtuquajturit Park i Paqes mbi lumin Ibër në Mitrovicë

-Ndërtimi i objekteve të përhershme në vendkalimet administrative Kosovë-Serbi

-Pranimi i dokumenteve të Kosovës në pikat kufitare

-Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë

-Asociacioni të ketë rol mbi politikat e zhvillimit ekonomik, arsimit, shëndetësisë dhe urbanizmit

-Asociacioni të jetë i përfaqësuar në qeverinë qendrore të Kosovës

-Integrimi i policisë në veri në Policinë e Kosovës

-Të dyja palët, Kosova dhe Serbia, të mos bllokojnë njëra – tjetrën në rrugën e integrimit evropian, dhe

-Përpilimi i një plani për zbatimin e këtyre pikave