Ballina / BOTA / Çka janë “Panama Papers”?
panama papers

Çka janë “Panama Papers”?

Miliona dokumente konfidenciale të  dosjes Panama zbulojnë si të pasurit dhe njerëzit e pushtetshëm përdorin parajsat fiskale për të fshehur pasuritë e tyre.

Janë plot 11 milionë dokumente të marra nga informatorë brenda firmës sekrete “Mossack Fonseca” me bazë në Panama. Në këtë dosje përfshihen emrat të njerëzve të  pushtetshëm dhe të famshëm, si presidenti rus Vladimir Putin, apo futbollisti i “Topit të Artë”, Leonel Messi, dhe aktori  Jackie Chan.

Britania ka kryeministrin e saj David Cameron, ndërsa Franca kampionin e saj Mishel Platini (siç është shpallur nga Le Monde).

Në listë është edhe familja e udhëheqësit kinez Xi Jinping dhe sigurisht presidentit të korruptuar të Azerbajxhanit, Ilham Aliev, Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, kryeministri i Islandës, si dhe ai i Pakistanit Nawaz Sharif.

Janë njerëz të afërm të presidentit sirian Bashar al Assad,  apo Muammar Gheddafi dhe ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak

Shuma e parave të Presidentit rus, Putin është 2 miliarde dollarë. Është depozituar në banka brenda një kohe të shkurtër dhe burimi? Sigurisht, jo nga paga si President.

Flitet për politikanë e personalitete të mëdha nga e gjithë bota, përfshirë politikanë, artistë të famshëm, sipërmarrës, etj. Në listë janë dhe 29 miliarderë të cilët janë përfshirë nga revista Forbes në 500 njerëzit më të pasur të botës.

Informacionet paraprake flasin për rreth 200 mijë kompani dhe fondacione të ndryshme nga mbarë bota që kanë gjetur “strehë” në Panama.

Gjithashtu janë zbuluar dhe emrat e 33 personave dhe kompani të cilat qeveria e SHBA-së i kishte vendosur në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre si me lordët e drogës në Meksikë, organizata terroriste, si Hezbollah apo kombe si Korea e Veriut dhe Irani.

Një nga këto kompani, qeveria amerikane e ka akuzuar se ka furnizuar me naftë avionët që qeveria siriane ka përdorur për të bombarduar dhe vrarë mijëra qytetarë të vet.

Çfarë është dosja “Panama Papers”? Dosja në fjalë është rreth 1 500 herë më e madhe se dosjet e zbuluara nga Wikileaks, i tha një burim gazetës L’Espresso.

Cili është misioni ligjor i firmës Fonceca?

Të ndihmojë klientët e saj për të shmangur taksat në vendet e tyre, dhe sigurisht për të pastruar paratë që vijnë nga afera të dyshimta.

Kjo firmë juridike është themeluar në vitin 1977 nga Jurgen Mossack dhe Ramon Fonseca dhe operon në vende të njohura me sistem të ulët taksimi përfshirë Zvicrën e Qipron.

Miliarda euro janë fshehur në vende të cilësuara si “parajsë fiskale”

Dosjet sekrete i janë dërguar fillimisht gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” e më pas asaj spanjolle “L”Espresso”, francezes “Le Monde” si dhe Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ).

Kompania thotë se ka përmbushur detyrimet ndërkombëtare për të siguruar se kompanitë nuk kryejnë evazion fiskal, nuk pastrojnë para, nuk financojnë terrorizmin dhe qëllime të tjera të jashtëligjshme.

“Mossack Fonseca” pretendon se i kryen sipas rregullave shërbimet e saj, duke shtuar gjithashtu se në 40 vite nuk është akuzuar asnjëherë në operacionet që ka kryer.

Për rreth 20 klientë të kompaninë panameze “Mossack Fonseca” rëndojnë akuza se kanë mbështetur regjimet diktatoriale në Korenë e Veriut, Zimbabve, Iran, Siri dhe Rusi.

Një rrjet i pastrimit të parave që përfshin dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Vladimir Putin janë zbuluar pas publikimit të dosjes Panama.

Operacione me vlerë miliarda dollarë janë kryer nga Banka Rosija e cila është dhe objekt i sanksioneve të SHBA dhe BE-së pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Të dhënat zbulojnë për herë të parë si vepronte kjo bankë dhe sesi paratë janë kanalizuar drejt parajsës fiskale.

The Guardian shkruan se emri i Putin nuk shfaqet në asnjë dokument, megjithatë të dhënat zbulojnë se miqtë e tij kanë fituar miliona që afërmendsh mund të jenë fituar pa patronazhin e tij. Putin përfshihet në mënyrë indirekte përmes figurës së Sergei Roldugin, një muzikant dhe një prej miqve më të mirë të Putin dhe kumbari i vajzës së tij. Ai është njeriu që ka bërë transferimin e 2 miliardë dollarëve nga Banka Rossya, një institut kredie i drejtuar nga Yuri Kovalciuk, që SHBA besojnë se është një bankier në Kremlin, drejt Qipros dhe në parajsën fiskale të Virgin Islands (ishuj britanikë)

Sergei Roldugin, një muzikant dhe një prej miqve më të mirë të Putin dhe kumbari i vajzës së tij
Yuri Kovalciuk- drejtuesi i Banka Rossiya
Banka Rossiya– Ka lidhje të ngushta me Putin dhe miqtë e tij. Menaxherët e saj janë pas transaksioneve të dyshimta miliona dollarëshe

Juristët zviceranë të kompanisë ligjore Dietrich Baumgartner and Partners” në Zyrih merrnin instruksione nga Banka Rossiya dhe ia kalonin Mossack Fonceca

Mossack Fonseca- ishte një firmë ligjore në Panama që regjistronte dhe i menaxhonte firmat «offshore» . («Offshore» janë firma që kanë vetëm adresë dhe seli në oaza të tatimeve, por zakonisht nuk dihet kush janë pronarët e vërtetë të të tyre)

Banka Tregtare Ruse e Qipros– – Është degë e bankës shtetërore ruse VTB. RCB (Russian Commercial Bank of Cyprus) ka dhënë kredi masive të pakontrolluara deri në 650 milionë dollarë firmës Sandalëood

Sandalwood Continental Ltd– një firmë (offshore) me seli në Virgin Islands (ishuj britanikë). Nga 2009- 2012 mori më shumë se 1 miliardë dollar kredi. Paratë vinin nga banka shtetërore dhe firma të tjera offshore.

Ozon- është kompani offshore, pronare dhe e një resort skish në Igora jashtë Shën Peterburgut. Në 2010/11 Sandalëood i tha Ozon 11.3 milionë dollarë. Vajza e Putin Katya u martua në këtë resort në 2013.
Ozon është në pronësi të Kovalciuk dhe një kompanie qipriote

Igora- është resorti turistik ku Putin martoi vajzën e tij. Dhëndri e Putin quhet Kirill Shamalov, djali i një tjetër miku të vjetër të Putinit në Shën Petenburg. Lajmi i martesës për të cilën u ndaluan dhe kamerat u mësua në 2015.

LEXO EDHE

Letër nga burimi i të dhënave “Panama Papers”

Provo po ashtu

Gjykata Kushtetuese

Supremja refuzon ankesat e VV-së, LDK-së e KDTP-së kundër PZAP-it

Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat në PZAP të Lëvizjes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.