Ballina / Shkencë / Çka i vrau zogjtë e San Franciskos

Çka i vrau zogjtë e San Franciskos

Mbi 100 lloje të zogjëve dhe specieve tjera kanë ngrodhur si pasojë e ambientit të ndotur në San Francisko në Kaliforni. Më 20 janar ujërat oqeanike kishin nxjerr në breg ‘viktimat’ me shenja të dukshme të substancave ndotëse në to.

Ekipet shpëtimtare janë ende duke analizuar substancën, e cila po vret zogjët. Dyshimet që janë ngritur thonë se shkaktarët janë ca mbetje të çementos, por kjo ende nuk është mbështetur me prova që duhet të rezultojnë nga analizat e caktuara laboratorike.

‘”Shpendët po ngrodhin nga hipotermia”, thonë zyrtarë në Institutin për Mbrojtjen e Shpendëve në S. Francisko.

Rreth 300 zogj kanë kanë shpëtuar pas nënshtrimit të trajtimit hospitalor dhe terapisë së suksesshme por ajo që nuk dihet është fakti nëse vërtetë çimentoja shkaktoi ‘vrasjen’ masive të shpendëve. /infoglobi/v.b.

Provo po ashtu

Çka ndodh sikur Toka të mbetet pa oksigjen 5 sekonda (VIDEO)

Sikur Toka të mbetej pa oksigjen për vetëm pesë sekonda, për kaq kohë në planet …