Çka i shkruajti Pompeo Thaçit për Gjykatën Speciale

Sekretari Mike Pompeo i ka kërkuar Presidentit Thaçi përmes një letre të mos ndërhyjë në punën e Gjykatës Speciale. Thaçi nuk e mohon se ka tentuar ta shfuqizojë edhe njëherë këtë gjykatë. Presidenca ndërkaq thotë se Thaçi ka shkruar vetëm se është zhgënjyes fakti që Gjykata Speciale është njëetnike, por nuk e ka kërkuar shfuqizimin e saj.

Sot është publikuar një letër që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ia ka kthyer presidentit Hashim Thaci.

Në këtë letër thuhet se shfuqizimi i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specilizuar do të dëmtonte kredibilitetin dhe të ardhmen e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare,

“Shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë; pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën; do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit; mohohet drejtësia për viktimat; dhe e mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës…”, shkruan mes tjerash në letrën e Pompeos dërguar Thaçit.

Presidenti Thaci është pyetur sot në Prekaz nëse ai ka tentuar të ndërhyjë në punën e Gjykatës Speciale dhe i pari i vendit nuk ka mohuar diçka të tillë.

“Është letër e qartë, e qëndrueshme, shumë e saktë”, ka thënë Thaci pasi bëri homazhe pranë varreve të familjes Jashari.

Ndërkaq pas publikimit të letrës së Pompeos, Zyra e Presidentit ka shpjeguar se Thaci nuk ia ka përmendur Pompeos shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Thonë se Thaci vetëm ka përmendur që është zhgënjyes hetimi i vetëm një etnie për krimet e luftës.

“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm kundër shqiptarëve të Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit”, ka shkruar Thaçi në letrën dërguar Pompeos.

LETRA E THAÇIT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.