Ballina / LIFESTYLE / Fun / Çka gjendet në anën tjetër të Hënës

Çka gjendet në anën tjetër të Hënës

Shembulli më tipik i asaj se, ajo që nuk e shohim, na frikëson, janë fantazmat. Por, e njëjta gjë mund të vlejë edhe për anën tjetër të Hënës, të cilën nuk kemi rastin asnjëherë ta shohim. Sipas thashethemeve, ajo pjesë e Hënës është vend ideal për alienët.

 Natyrisht, thashethemet nuk janë të njëjta me realitetin, prandaj shtrohet pyetja, a ka ndonjë dëshmi për t’i konfirmuar ato?

Ana e errët e Hënës

Kur ta shikojmë Hënën, ne e shohim vetëm njërën gjysmë të saj, meqë ajo, duke u sjellë rreth Tokës, sillet edhe rreth vetes. Ana e Hënës të cilën nuk e shohim kurrë, shpesh quhet anë e errët e Hënës, gjë që është emërtim i gabuar, meqë edhe ajo anë merr po të njëjtën sasi të dritës së Diellit, sikur edhe ana që ne e shohim. Në vitin 1959 njerëzit patën rastin që, për herë të parë, ta shihnin, të paktën një pjesë, të kësaj ane të Hënës, pasi që fluturakja sovjetike “Luna 3” u lëshua në Hënë dhe bëri disa fotografi. Nga ajo që shihej, mund të konstatohej se ana tjetër e Hënës nuk dallonte thuajse aspak nga ana e Hënës të cilën e shohim ne. Në vitin 1968, astronautët amerikanë u bënë njerëzit e parë që e panë “anën e errët të Hënës” me sytë e tyre.

Misteri vazhdon

Edhe pse sot ana tjetër e Hënës nuk është aq e panjohur sikur dikur, misteri dhe thashethemet rreth saj ende vazhdojnë. Meqë nga “Apollo 17” në vitin 1972 njerëzit më nuk kanë shkuar në Hënë, teoritë e konspiracionit thonë se këtë nuk e kanë lejuar alienët.

Ka kohë që qarkullojnë thashethemet se, në “anën e errët të Hënës” mund të ekzistojë, të paktën një bazë e madhe e jashtëtokësorëve. Duke supozuar që alienët vijnë nga planetë të largët, atyre iu duhet një bazë afër Tokës, nga e cila bazë mund të vijnë në Tokë dhe të largohen nga ajo më shpejt dhe më lehtë. Ka shumë të ashtuquajtur ekspertë që e mbështesin këtë supozim, por më bindës është rasti i satelitit ushtarak amerikan, “Clementine”, i cili u dërgua në Hënë në vitin 1994. Ai satelit qëndroi në Hënë dy muaj, gjatë së cilës kohë bëri 1.8 milion fotografi. Nga të gjitha këto fotografi, publikisht u treguan vetëm 170,000 sish. Të tjerat u cilësuan si sekrete. Krateret e Hënës sekrete?!

Çka thonë “ekspertët e çështjes”

Eksperti Ingo Swann insiston se mund të shohë edhe me “syrin e mendjes”, respektivisht të shohë gjërat në largësi, apo gjërat që të tjerët nuk mund t’i shohin. Në vitin 1973, ai tha se Jupiteri ka unaza. Asokohe ky fakt nuk ishte i njohur nga astronomët, por u konfirmua nga fluturakja “Voyager 1” në vitin 1979.

Swan thotë se ka “parë” një prani jo njerëzore në Hënë. Në thellësi të një krateri të Hënës ai pa një mjegullim të gjelbër, të ndriçuar me drita artificiale dhe dy kulla të larta. Ai konstatoi se alienët ishin duke e ndërtuar një bazë të tyre.

Por, përkundër këtyre përshkrimeve të thukëta, deri më tani nuk ka asnjë dëshmi “të prekshme” rreth asaj çka mund të ketë në anën tjetër të Hënës. NASA ka bërë të ditur se ka ndërmend që, në të ardhmen, të dërgojë misione të tjera me njerëz në Hënë.

Ajo e ka premtuar këtë në vitin 2006, tani jemi në vitin 2017…

Check Also

kafshet_infoglobi

Përputhja e kafshëve të zodiakut kinez sipas Ying dhe Yang

Perandori Jade në Qiell, sipas miteve kineze organizoi një garë për të përcaktuar rendin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *