fbpx
Ndodhi në këtë ditë

Çka fshihet pas 3 mashtrimeve më të mëdha të magjistarëve?

Shpesh na lënë me dyshime, ndonëse edhe vetë jemi të vetëdijshëm se fjala është vetëm për mashtrim optik.

Gjithmonë jeni pyetur se si i bëjnë magjistarët marifetet e tyre> E keni të qartë se fjala është për mashtrim optik, por nuk mund të dini se për çka saktësisht bëhet fjalë? Pushoni ta lodhni kokën. Në vazhdim ua zbulojmë se si bëhen tri mashtrimet më të mëdha të magjistarëve!

Nxjerrja e lepurit nga kapela

Për këtë marifet ju nevojiten: lepuri, tavolina, mbulesa e tavolinës dhe një kapelë e thellë. Lepurin vëreni në një qese, të cilën pastaj do ta varni në një çengel në skaj të tavolinës. Kujdesuni që mbulesa e tavolinës të jetë mjaft e gjatë sa ta mbulojë mirë lepurin. Publikut tregojani kapelën e zbrazët dhe tërhiquani vëmendjen duke u sjellë rreth tavolinës. Është me rëndësi që tërë kohën ta mbash skajin e kapelës afër skajit të tavolinës. Në një çast ndaloni dhe e lëvizje të shpejtë futeni lepurin në kapelë. Kjo është e tëra!

Gishtat që tymojnë

Merreni anën e kutisë në të cilën ndizen shkrepëset, priteni dhe merreni një rend në të cilin ndizen. Paloseni dhe ndizeni. Mblidhini mbetjet pas ndezjes, e ajo që mbetet është fosfori. Fërkojeni mes gishtit të madh dhe gishtave tjerë. Për të fituar tymin vetëm fërkojini gishtat.

Personat që rrinë pezull

Siç shkruan portali Bright Side, për këtë mashtrim çelësi është tek vajza me fustan të gjatë, e cila do të shtrihet në tavolinë, në të cilën ndodhet dërrasa e cila është e përforcuar për një shufër metalike. Ajo, natyrisht, nuk mund të shihet, sepse magjistari me shkathtësi e fsheh me trupin e tij dhe me një lëvizje të thjeshtë “e bën” femrën të rrijë pezull./infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.