fbpx

Çka është kjo që u regjistrua në qiellin e Venecias (Foto)

Sikur të mos mjaftonte thatësira, Italia fqinje duket se po përballet me të tjera fenomene natyrore.

Re të pabesueshme dhe të mëdha kanë mbuluar të gjithë qiellin  e Venecias. Ato e zhytën qytetin turistik italian në errësirë dhe e bënë të dukej si një skenë nga filmi “Independence Day”.

Retë e stuhive sollën një hije të madhe në rrugët ujore dhe arkitekturën e qytetit, raporton “AP”.

Fotografitë nga qyteti i famshëm tregojnë rë të pabesueshme përreth destinacionit të famshëm të turistëve, para reshjeve të mëdha  të shiut.

Fotografitë të kujtojnë skena nga filmi “Independence Day” i vitit 1996, në të cilin UFO-të rrinë pezull në ajër mbi qytetet nëpër botë dhe detyrojnë pilotë nga mbarë bota t’i shkatërrojnë, përshirë këtu edhe Presidentin  e Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.