Çka duhet të bëjmë që dhoma të duket më e madhe ?

Janë vetën tri veprime të thjeshta, por shumë të rëndësishme për të shtuar hapësirën në një shtëpi të vogël.

Nuk janë gjithmonë metrat katrorë të shtëpisë që të thonë sa e madhe është ajo. Edhe mobiliet që ka ajo brenda dhe mënyra si i vendos ato mund të shtojnë ose zvogëlojnë hapësirën e një apartamenti të vogël. Ja disa këshilla të thjeshta:

Përdor mobilie të vogla dhe transparente

Për hapësirat e vogla, arkitektët dhe projektuesit e shtëpive propozojnë mobilie që nuk zënë shumë vend, si kjo tavolinë kokteji prej xhami në dhomën e ndenjjes. Pasqyrat, ashtu si xhami apo akriliku dhe metali ndihmojnë për të shtuar hapësirën në një kënd ku ajo mungon.

Lëvizi mobiliet nga muret

Vendosja e mobilieve pranë murit është një metodë e vjetër, e cila e kufizon shumë hapësirën në një shtëpi, kështu që puna ndërlikohet në një dhomë pa shumë hapësirë. Në dhomën e ndenjjes, arkitekti i kësaj shtëpie i vendosi mobiliet në mes të dhomës dhe projektoi një ekran përballë divanit, i cili krijon imazhin e një hapësire më të madhe.

Besoji së bardhës

E bardha krijon hapësirë më të madhe. Kjo është e sigurt! Ajo gjithmonë i favorizon hapësirat e vogla. Është ngjyra që hap gjithmonë vend dhe e bën gjithçka të duket më e madhe se ҫ’është.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.