Çka do të thotë fitorja e konservatorëve në Britani

Partia Konzervative me 365 përfaqsues në Parlament

Shkruan: Kim Bytyqi – Ormond

Laburistët margin 203 përfaqsues në Parlament

Fitore e (pa) pritur në zgjedhjet e parakohshme

Lideri i Laburistëve njofton se do të largohet nga posti tij

Partia nacionalista e Skotlandës fituese bindëse në Skotlandë

Asgjë në këto zgjedhje nuk ishte e rëndomtë. Britania e madhe gjendet në një udhëkryq politik ku marrëdhëniet e arrdhshme me Bashkimin evropian apo Brexiti, siç quhet procesi i daljes nga ky union, dominojnë agjendën politike.

Madje mund të thuhet se që nga rezultati i referendumit europian në vitin 2016, qeveria britanike më shumë mbijetonte se sa udhëheqte. Dy dorëheqje kryeministrash, (Kameron më 2016 dhe Mej më 2019), zgjedhje të parakohshme që duhej tia shtonin shumicën parlamentare, por që në fakt, lan ish-kryemenstren Tereza Mej pa shumicë në parliament duke paralizuar kështu atë deri sa më në  fund detyroi atë të largohet nga ky post.

Arsyet për humjen e shumicës parlamentare, atëkohë shumkush i pa në faktin se votuesit nuk dëshironin zgjedhje pas zgjedhjesh. Që nga rezultati i referendumit, vendi duket se ishte në një fushatë të vazhdueshme politike, në një diskutim të pafrytshëm ndërpartiak duke lën anash çështje e përditshme me rëndësi jetike për votuesit e thjeshtë.

Me siguri se Boris Johnson nuk do të bëjë një gabim të këtillë. Më në fund, ai aq kohë kishte planifikuar këtë rrugë deri neselinë qeveritare, Downing Street, sa që nuk do të rrezikon humbjen e këtij posti pas vetëm disa muajsh.

Realitet ndërkaq ishte krejtsisht tjetër. Që nga zgjedhja për lider të Partisë konzervative, dhe marrja e postit të kryeministrit, Boris Johnson, bëri qartë me dije se ai dëshiron pikërisht një gjë të këtillë. Më saktësisht ai sue pari tërthorazi e pastaj edhe haptas,  kërkonte pikërisht gjedhje të parakohshme. Madje, siç vërenin analistët politik,  kryeministri i ri që nga dita e parë ishte i angazhuar në një fushatë parazgjedhore në vend të qeverisjes së vendit, punë kjo, që ia kishte besuar bashkëpunotorit të tij nga koha e referendumit për dalje nga BE-ja, Michael Gove.

Pasuan humbjet e njëpasnjëshme në parlament ku kryministri Xhohnson dukej se aktivisht nxiste parlamentarët me masa ekstreme siç ishte shπerndarja e parlamentit apo përjashtimi nga partia e kolegëve të tij partiak të cilët nuk mbështetnin propozimet e tij.

Si erdhi atëherë deri te një rezultat i tillë mbrëmë? Arsyet janë, nga njëra anë komplekse, ndërsa nga ana tjetër të thjeshta. Duke planifikuar fushatën parazgjedhore para arrdhjes në pushtet, Xhohnson impononte agjendën parazgjedhore duke “këcyer” gjthmon një hap para kundërshtarëve të tij politik.

Opozita mbeti e ndarë me partinë kryesore laburiste të udhëhequr nga një lider veteran opozitar por pa përvojë qevrisje. Me qëndrimet e tij të njohura kontraverze si për shembull ndaj intervenimeve ushtarake që futi në dilemë vet komunitetin shqiptar këtu, apo konfliktit në Lindje të Afërt, e veçmas bindjet e tij ekonomikisht të majta, Xheremi Korbin iste i papranueshëm për shumë votues britanik përkundër mbështetjes së gjerë dhe në rritje veçmas ndër votuesit e rinjë.

Njëkohësisht, mesazhi që Boris Xhohnson kishte përgatitur për këtë fushatë, dukej i thjeshtë për votuesit e lodhur me pasiguri politike dhe ekonomike. Të kryejmë Brexitin thjeshtë tingëllonte tërheqës përshumë votues sidmos ata que kishin mbështetur daljen nga BE-ja dhe të ci¬uet nuk dëshironin tëpyesin nëse një mesazh i këtillê ka substance fare kur dihet se „Brexiti“ është një proces dhe si i tillë nuk mund të „kryeht“ me akt të njëanshëm. Përveç nëse Britania e Madhe vendos të braktis BE-në pa marrëveshje ashtu siç shpesh Johnson kërcënon të bëjë dderisa shumica në Parkament vazhdimisht orvatet të pengojë.

Tani që Xhohnson siguroi shumicën relativisht shumë më të madhe se sa pritej, çka do të bëjë ai me këtë shumicë? Do të nxjerr ai Britaninë e Madhe nga BE-ja vërtet pa marrëveshja nëse siç thotë ai, kjo bëhet e domoshdoshme për të dal shpejt nha Unioni ku Britani ishte anëtare mëse 40 vjet? Dhe kush do të pasojë më shumë nga një akt i këtillë të mundshëm? BE-ja apo  Britania e Madhe?

Pasojat nga një dalje e këtillë e njëanshme do të prekin para së gjithash viset veriore, post industriale të banuara kryesisht nga klasa e ashtuquajtur punëtore, tradiciinalisht votues laburist mbëstetën daljen nga BE-ja dhe mbrëmë ishin kyçe në sigurimin e fitores së konzervatorëve. Cdo krizë sado e vogël ekonomike do të godit para së gjithash pikërisht këto vise me papunësi të shtuar dhe shërbime të reduktuara publike.

Një çështje tjetër gjthnjë më e ndjeshme bëhet e arfdhmja e vet Britanisë së Made, më saktësisht shpallja e pavarësisë së Skotlandës. Liderja e partisë nacionaliste të Skotlandës Nikola Stërgjen, kërkon referendum për pavarësi duke thënë se shumica e votuesve në Skotlandë votuan për mbetje në BE. Poqese Britania e Madhe del pga BE-ja Skotlanda buhet të ketë të drejtë të refuzojë këtë akt dhe të zgjedh rrugën e vet të pavarur.

Ndërkohë pasjat e zhvilleve të këtushme politike do të ndjehen më gjerë në BE jo më pak në vendet që aspirojnë të anërësohen në këtë union. E njohur si mbështetëse e zgjerimit europian, dalja e Britanisë nga BE-ja do të lë vendel ballkanike pa një mbëthetës të rëndëishëm brenda këtij unioni.

A do të mbajë vërtet Xhohnson “premtimin” e vet për nxjerrjen e Britanisë së Madhe nga

BE-ja me apo pa marrëveshje, mbetet të shihet. Një gjë është e sigurtë. Ai nuk mund më të akuzojë parlamentin se e pengon në orvatjet e tij e ndryshme politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!