Ballina / KURIOZITETE / Çka do të ndodhte sikur njerëzit të zhdukeshin në çast?
Çka do të ndodhte sikur njerëzit të zhdukeshin në çast

Çka do të ndodhte sikur njerëzit të zhdukeshin në çast?

Një grup ekspertësh janë marrë me tezen interesante dhe kështu kanë ardhur te një tjetër edhe më interesante, por edhe në një përfundim shkatërrues. Në të vërtetë, ata kanë kërkuar përgjigje në pyetjen “Çka do të ndodhte sikur njerëzit në çast, për çfarëdo shkaku, të zhdukeshin? Ja çfarë përgjigjesh kanë arritur!

Ky eksperiment nuk e hulumton vetëm ndikimin e njeriut në natyrën, por edhe rezistencën e natyrës që e vetme të luftojë me trashëgiminë që ia kemi lënë.

Së pari, centralet elektrike do të pushonin së punuari, kështu që toka do të mbetej pa lëndë djegëse dhe energji. Do të mbretëronte terri, po jo edhe heshtja.

Së shpejti 1.5 miliardë lopë, 1 miliardë thi dhe 20 miliardë zogj pulash do të dilnin në rrugë në kërkim të ushqimit. Shumica syresh do të vdisnin urie apo së shpejti do të bëheshin pre e qenve dhe e maceve. Shumë qenë race dhe mace, të rritur në kushte shtëpiake, së shpejti do ta humbitnin betejën me egërsinë. Qentë e macet shpejt do t’i shfarosnin kafshë më të forta e më të mëdha.

Ndonëse mund të keni menduar se populacioni i tyre do të rritej, jeni mashtruar, sepse minjtë e xhirizit dhe dëmtuesit tjerë varen nga njerëzit dhe populacioni i tyre shpejt do të zhdukej. Pleshtat e morrat për arsye të njëjte shpejt do të vdisnin.

Bulevardet e famshme dhe autostradat e mëdha do të shndërroheshin në lumenj, të gjitha shtëpitë me kohë do të shembeshin, ndërsa ndërtesat e betonit do të shpërbëheshin…

Megjithatë, një gjë do të mbetej “të jetonte” edhe pas njerëzve, pas shtazëve e soliterëve dhe urave. Do të mbetej diçka që do të ishte trashëgimia jonë më e gjatë. Plastika jonë. /InfoGlobi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.