Ballina / KOSOVA / Çka do të ndodhë tash pas dorëheqjes së Kryeministrit? A ka zgjedhje?
qeveria

Çka do të ndodhë tash pas dorëheqjes së Kryeministrit? A ka zgjedhje?

Çka do të ndodhë tashpas dorëheqjes së Kryeministrit, Ramush Haradinaj nga posti i tij i deritashëm, është pyetje që është ngritur menjëherë nga mediat e analistët vendorë dhe të huaj.

Pyetja që po shtrohet është a po bie qeveria dhe a po shkon vendi në zgjedhje të parakohshme apo ato të jashtëzakonshme.

Me nenin 95 të Kushtetutës nuk parashihen zgjedhjet e reja në nivel vendi. Përkundrazi aty thuhet se  qeveria bjen por Presidenti në konsultim me koalicionin mandaton kandidatin e ri për formimin e Qeverisë.

NENI 95 i Kushtetutës

Nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë.

xx

Sidoqoftë nëse deputetët nuk ia dalin të zgjedhin kryeministrin dy herë radhazi, Presidenti mund t’i shpall zgjedhjet.

Vendi sipas të gjitha gjasave do të shkojë në zgjedhje sepse shumica e subjekteve politike opozitare po e kërkojnë një gjë të tillë prej kohësh.

LEXO REAGIMET:

E fton Haga si të dyshuar, Ramush Haradinaj jep dorëheqje

Haradinaj propozon të shkohet në zgjedhje. Ai do të garojë poashtu

Kurti: Dorëheqje e vonuar; Duhet të ecim me zgjedhje të reja parlamentare

Ahmeti: Zgjedhjet janë të domosdoshme

Thaçi shpreh keqardhje për dorëheqjen e Kryeministrit

Veseli: Me keqardhje mësova nga mediat për dorëheqjen e Haradinajt

Mustafa: Vendi pa Qeveri. Presidenti të fillojë konsultimet për zgjedhjet

@infoglobi

Provo po ashtu

Albin Kurti bashkëbisedon live me qytetarët përmes Facebook-ut

Albin Kurti, lider i Vetëvendosjes, përmes një paraqitje në rrjetin social Facebook, ka thënë se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.