Ballina / LIFESTYLE / Çka bëjnë të suksesshmit për ta arritur madhështinë
Çka bëjnë të suksesshmit për ta arritur madhështinë

Çka bëjnë të suksesshmit për ta arritur madhështinë

Nuk është fare sekret: suksesi kërkon sakrificë. Por, çfarë do të sakrifikonit për ta realizuar ëndrrën tuaj?

Jeta na shërben me një sasi të limituar të kohës dhe burimeve tjera dhe, pavarësisht se çfarë dëshironi të bëni me jetën tuaj, ju duhet të punoni brenda atyre kornizave të limiteve të kohës dhe ta realizoni ëndrrën.

Se çfarë sakrifica bëjnë njerëzit e suksesshëm, kryesisht varen nga ata. Sidoqoftë, ka disa sakrifica të përgjithshme.

Interesat e vogla dhe interesat e mëdha

Ju, sikurse çdo njeri në botë, me siguri se pëlqeni shumë gjëra. P.sh., mund t’ju pëlqejnë storjet trilluese, video-lojërat ose filmat. Por, gjithashtu mund t’ju pëlqejnë artet marciale, historia religjioze, etj.

Kështu, në mënyrë që të keni sukses ju duhet ta lini anash atë që e pëlqeni, për ta arritur atë që e doni.

Pushimi

Është shumë e zakonshme të dëgjojmë se njerëzit e suksesshëm flenë vetëm katër deri në pesë orë në ditë. Një shembull i tillë është edhe Tony Robbins.

Dhe, ndonëse shkenca e gjumit e kundërshton pohimin se njerëzit mund të funksionojnë me performancën e tyre më të mirë me kaq pak gjumë, shumë njerëz të suksesshëm duket se ia arrijnë shumë mirë.

Rruga drejt suksesit është e gjatë, ndërkaq disa orë ekstra në ditë mund të jenë më të vlefshme sesa një performancë pak më e mirë.

@Fluidi

Provo po ashtu

pudra_kancerogjenev

Gratë dëmshpërblehen me 4.7 mld dollarë për shkak të “pudrës kancerogjene”

Pudra Johnson për shumë vite ka qenë një ndër më të përdorurat, mirëpo 22 gra …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.