vlora citaku

Çitaku: Grabovcit nuk ia hapi më telefonin!

Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku ua ka hequr ‘merakun’ të gjithë atyre që brengoseshin se a e ka kryer praktikën Ngadhnjimi, personi i apostrofuar në përgjimet mes Adem Grabovcit e Vlora Çitakut.

“Po Ngadhnjimi e ka kryer praktikën”, i është përgjigjur Çitaku gazetarit Imer Mushkolaj, në një kuiz në Klan Kosova.

Gjatë këtij kuizi Çitaku është pyetur se tani është më e kujdesshme kur flet me deputetin Adem Grabovci.

“Jo, tani nuk ia hapi fare telefonin”, është përgjigjur ajo, transmeton “infoglobi”.

Njëra ndër përgjimet mes zyrtarëve të lartë të PDK-së e cila u publikua në media, ishte edhe ajo mes shefit të GP të PDK-së Adem Grabovcit dhe Vlora Çitakut, ku Grabovci kërkon nga Çitaku që t’ia mundësojë një personi kryerjen e praktikës në ministrinë të cilën e udhëheq Çitaku. E që kjo e fundit e pranon këtë propozim pa asnjë problem. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.