Cili ishte shkaku u rrëzimit të aeroplani në Egjipt?

Një shpërthim në motor ka të ngjarë të jetë shkaku që rrëzoi aeroplanin rus me 224 njerëz në bord në gadishullin e Sinait të shtunën.

Të dhënat e siguruara nga njëra prej “kutive të zeza” flasin për një shpërthim motori. Ky rezultat vjen pas aludimeve fillestare për “zhurma të pazakonta për një fluturim normal” të dëgjuara në kabinën e drejtimit pak para se “Airbus-i 321” të zhdukej nga radarët.

Sipas medieve egjiptiane, shpërthimi u përmend si shkaku më i mundshëm qysh gjatë këqyrjes së mbetjeve të avionit të kompanisë “Metrojet”.

Gjithsesi këto rezultate mbeten ende jo-zyrtare dhe shkaku pritet të bëhet i ditur përfundimisht e shumta brenda katër javësh.

Ndërkohë militantët e ISIS-it sot publikuan një tjetër video ku marrin përsipër rrëzimin e aeroplanit që fluturonte nga Sharm el-Sheiku drejt Shën-Petërsburgut, por pa dhënë asnjë provë që vërteton pretendimin e tyre. Gjithsesi, sulmi terrorist nuk është hequr përfundimisht si shkak i mundshëm nga hetuesit.

Por Britania e Madhe dyshon se është në pyetje një mjet shpërthyes ai që ka shkaktuar rrëzimin e aeroplanit . Kryeministri i Britanisë David Cameroon ka thënë se do ti pret rezultatet përfundimtare , por duke iu referuar shërbimeve britanike të inteligjencës ai beson se rrëzimi mund të jetë shkaktuar nga mjetti shpërthyes, së këndejmi ka marr vendim ti kthej turistët nga Egjipti.

Shumë shtete i janë bashkuar Britanisë së Madhe në nismën për të mos i lejuar qytetarët të udhëtojnë drejt Sharm El-Sheikh të Egjiptit pas frikës së një bombë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit rus ku humbën jetën 224 persona.

Franca, Belgjika dhe Holanda kanë sugjeruar shtetasit e tyre që të mos udhëtojnë drejt këtij vendi, ndërsa kompanitë gjermane kanë anuluar fluturimet.

Kompanitë britanike do të fillojnë sot (e premte) që të rikthejnë në atdhe të gjithë turistët që gjenden në Egjipt, por nuk do të lejohen që të marrin bagazhet, përveç atyre të dorës.

Këto kompani ndaluan fluturimet drejt Egjiptit të mërkurën, pasi shërbimet e intelegjencës dyshojnë se rrëzimi i avionit u bë nga një bombë. Kryeministri Cameron deklaroi se siguria e qytetarëve britanikë duhet të vihet në radhë të parë.

Ndërkohë, “the Guardian” raportoi se ekspertët britanikë që kanë shkuar në aeroportin e Sharm El-Sheikh kanë mbetur të pakënaqur nga kushtet e sigurisë. Në të vërtetë, në fund të vitit të kaluar, shërbimet intelegjente britanike i kishin tërhequr vërejtjen Egjiptit për kushtet e sigurisë në këtë aeroport.

Atë kohë, siç dëshmon një punonjës i aeroportit, ekspertët britanikë kishin kërkuar masa më të forta sigurie si dhe të vendoseshin disa pajisje të tjera, si skaner, për të parandaluar aktet terroriste.

Mirëpo, sugjerimet e britanikëve duket se kanë hasur në vesh të shurdhër, por që pasojat e kësaj mund të jenë të tmerrshme nëse vërtetohet se rrëzimi i avionit është shkaktuar nga një bombë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.