‘Cilësia dhe kualiteti’ i arsimit në Kosovë!

Shkruan: Myesere Hoxha / Info Globi

‘Cilësia dhe kualiteti’ i arsimit në Kosovë! Pa ofendime! Për kend është, shumë mirë është!

Në retoriken ditore cilësia përmendet shpesh! Me raste, me tendencë të kotë, por si duket efikase, për ta bërë këtë koncept edhe më të fuqishëm kam dëgjuar të përdoret në kombinim edhe me kualitetin.

“Cilësia dhe kualiteti”, e njëjta gjë apo jo! Sidomos në reklama radio-televizive, me të vetmin qëllim që të ndikojnë në krijimin e perceptimit të vlerës së shtuar të produktit tek konsumatori. Po ashtu, cilësia shume shpesh është përmendur edhe kur janë diskutuar prodhimet vendore! Duke qene se ndihmoj organizatat të vendosin sisteme të menaxhimit te cilësisë, sa here e kam dëgjuar te përmendet cilësia, e kam analizuar nga perspektiva e dërguesit, marrësit/perceptuesit/vlerësuesit, dhe kontekstit.

Sa here që e kam dëgjuar kam ardhur në përfundim se ‘ja u përdor edhe njëherë ashtu bosh në praktiken e konsumerizmit’! Koncepti i cilësisë është përmendur edhe në praktiken edukativo-arsimore, posaçërisht përgjatë procesit të akreditimit të institucioneve dhe programeve akademike, të cilat janë vlerësuar për plotësimin e kërkesave minimale për cilësi.

Ky koncept u përmend edhe sot ne protestën përkrahëse #meRektorin. U përmend si një standard i ri i quajtur ‘CILËSIA’. Por në çfarë konkretisht u aludua nga personi qe e tha, çfarë menduan ata te cilët e dëgjuan dhe çfarë menduan ata te cilëve ju atribuohej kërkesa? Sa janë mundësitë te kenë menduar te gjithë te njëjtat karakteristika!

Kjo me bëri të mendoj dhe pyetem nëse edhe ne praktiken edukativo-arsimore përdoret ashtu bosh! Kam dyshime se secili qe e zë ne goje cilësinë ne përgjithësi, po ta pyesësh me tutje ta zbërthejë këtë koncept do ta ketë të vështirë! Dallimi varet nga ajo se kush është duke e përkufizuar atë dhe nga niveli në të cilin matet.

Nëse pyetni një grup shume te vogël ekspertësh të cilësisë, do të jene të vetmit ata të cilët do te jenë në gjendje të përgjigjen direkt dhe në mënyrë kuantitative duke e bazuar përgjigjen ne njohuritë e fituara gjatë përvojës dhe kjo përgjigje do të përfshijë edhe ndonjë test instrumental të standardizuar për te kuantifikuar cilësinë e arsimit.

Por fatkeqësisht këta ekspert (nëse ekzistojnë) janë vetëm një përqindje e vogël e njerëzve të brengosur me cilësinë. Te tjerët janë konsumatorët dhe ne rastin aktual studentet, prindërit, mësuesit respektivisht njerëzit përkufizimi i cilësisë, i te cilëve nxit ekonominë e industrisë se arsimit. Prandaj, është pikërisht përkufizimi i cilësisë nga ky grup ajo për te cilën ne dimë shume pak dhe te cilën jemi te sfiduar ta kuantifikojme.

Cilësia është konstrukt i bazuar ne perceptimin dhe/apo vlerësimin e pranuesit i cili është relativ ndaj personit, vendit dhe kohës dhe është subjekt i ndikimeve te njëjta te kontekstit dhe pritjeve te fenomeneve tjera perceptuese dhe/apo vlerësuese. Kjo e bën cilësinë komplekse dhe multidimensionale. Kjo nënkupton se nuk mund te ketë cilësi deri sa te dy anët (ofruesi edhe pranuesi) kane perceptime dhe/apo vlerësime te ndryshme apo llojllojshme ne terme te shkalles se përsosmërisë se arsimit ne këtë rast! Kuptimi i cilësisë (se edukimit) është i bazuar ne vlera, kulture dhe tradite.

Vlerat, kultura dhe tradita trashëgohen nga prindërit dhe mësohen ne shkolle! Por nga ajo çfarë po observoj, është duke pasur me shume raste kur fëmijët vet përcaktojnë kufijtë, se sa raste ku prindërit janë ata te cilët ju mësojnë fëmijëve te tyre vlerat thelbësore, zakonet familjare apo patriotizmin! Sa i përket shkollës dhe rolit te mësimdhënësit ne transmetimin e vlerave, gjë qe dikur ka qene ne periferinë e kurrikules, tani me i atribuohet roli qendror si mësimdhënësit ashtu edhe shkollës. Mësuesit i është dhënë fuqia për të bërë ndryshime duke i angazhuar nxënësit në të nxënë të sofistikuar dhe jete-formues ne zhvillimin e moralit personal.

Psikologu Ginott ka thënë “ Për te arrit mendjen e fëmijët, mësuesi duhet te kap zemrën e tij. Vetëm nëse fëmiu ndjehet mire/drejte ka për te menduar drejte” (Ginott, 1969). Për atë se sa nga mësimdhënësit e tanë kane apo i ‘u është dhënë kjo fuqi, mund te gjykoni nga përvojat e juaja, sidomos ju qe jeni prindër! Nëse supozojmë se kemi krize vlerash, atëherë ne mënyrë edhe me brengosëse shtrohet pyetja çfarë është cilësia në kontekstin tonë!

Pasi qe e ardhmja e vendit tonë varet nga fëmijët tanë dhe studentet të cilët pritet të arsimohen me së miri, duhet të pranojmë faktin se të gjithë jemi të brengosur për cilësinë e arsimit dhe besoj edhe të interesuar për te përmirësuar atë!

Nga me lartë, besoj ju la për të kuptuar se edhe ne si shumicë kemi një rol bajagi të rëndësishëm në këtë proces. Prandaj, do të uroja që ta fillojmë mbare duke e vendosur kuptimin e kontekstualizuar të cilësisë dhe duke e përkufizuar atë për vendin tonë! Përkufizimi i cilësisë duhet te jete i hapur ndaj ndryshimeve dhe evolucionit bazuar në informacion, kontekste në ndryshim e sipër, dhe te kuptuarit e ri te natyrës se sfidave të edukimit.

Fillimisht do të duhet të arrihet një marrëveshje në lidhje me atë se çfarë është cilësia dhe ky përkufizim të aprovohet në mënyrë që kur flasim për cilësi, te dimë se çfarë po nënkuptojmë. Me tutje do të iniciohej zhvillimi i udhërrëfyeseve për përmirësim të vazhdueshëm. Kur ti kemi kuptuar të gjitha këto, do të fitojmë besimin për te shkuar përpara dhe për tu përmirësuar!

Vizioni im për një arsim cilësor në vendin tonë, do të ishte ai i cili i siguron të gjithë pjesëmarrëseve në mësim aftësitë për te cilat kanë nevoje për tu bërë, ekonomikisht produktiv dhe te angazhuar, për të zhvilluar jetë te qëndrueshme dhe për t’i kontribuar një shoqërie paqësore dhe demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.