fbpx

Cilat rrugë do të bllokohen me 1,2 e 3 maj

Me rastin e 1 Majit, në datat 1, 2 dhe 3 Maj, Komuna e Prishtinës në bazë të një vendimi ndalon qarkullimin e automjeteve përveç autobusëve të Trafikut Urban, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR – it, EULEX – it dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut “Gërmia”.

Në bazë të këtij vendimi ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP “Trafiku Urban”, linja 4, linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmia”, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të “Hortikulturës”, KRM “Pastrimi” dhe automjeteve emergjente në drejtim të parkut të “Gërmisë”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve Normale, Sofali, “Tauk-Bahçe” do të jetë: kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazmi Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazmi Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” , kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të pishinësdhe Parkut të Gërmisë.

Po sipas njoftimit, transporti publik i qytetarëve për në Parkun e “Gërmisë” deri te pishina e Qytetit do të bëhet ekskluzivisht me autobus NPK “Trafiku Urban”, linja 4, ndërsa linja 5 “Ulpiana” dhe “Gërmija” deri në Sofali.

“Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspekcionit do të parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve si dhe do të organizojnë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara”, thote njoftimi./infoglobi/