Cilat pika kufitare do të rihapen, për kend dhe për çfarë kohe vlenë vetë-izolimi?

Prej nesër rihapen kufijtë tokësorë në pikat kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. Të gjithë personat që hyjnë në Kosovë do të testohen e, ata që nuk dalin negativ do të vetë izolohen për 7 ditë.

Janë këto vendimet e seancës së sotme të Qeverisë në detyrë e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.

VENDIMI i plotë që ka të bëjë me kufijtë dhe vetëizolimin është si në vijim:

3. Shfuqizohet pika IV. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/35 të datës 27 mars 2020 me të cilin personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vet-izolohen për 14 ditë të ardhshme.

4. Shfuqizohet pika 4. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës.

5. Hapen kufijtë tokësor në pikat kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.

6. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultatin negativ për testin Covid-19 RT PCR (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vet-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare;

6.4. Deri me datën 20 qershor do të bëhet rivlerësim i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Në arsyetimin e miratimit të këtyre vendimeve, është theksuar se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake, e konstatuar nga IKSHPK-ja dhe zyra e OBSH-së në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.