Cilat masa duhet të aplikojnë lokalet kundër pandemisë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka nënshkruar Urdhëresë për aplikimin e masave për luftimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e gastronomisë.

Sipas kësaj urdhërese, distanca nga ulësja në ulësen prapa shpinës nëpër lokale, duhet të jetë jo më pak se 1.5 metra, derisa distanca në mes të ulëseve brenda tavolinës duhet të jetë së paku 1 metër.

Në një tavolinë nuk do të lejohen të ulen më shumë se katër persona, përveç nëse janë anëtarë të së njëjtës familje.

Nëpër secilin lokal duhet të ketë dezinfektues të qasshëm lehtë nga klientët, stafi duhet të jetë i pajisur me maska mbrojtëse dhe nuk lejohet shërbimi në banak.

Sipas kësaj urdhërese, servimi i tavolinave duhet të bëhet bashkë me shërbimin e porosisë dhe menyja duhet të jetë për një përdorim ose të jetë e tillë që të mund të dezinfektohet pas çdo porosie dhe të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e rregullt e lokaleve dhe hapësirave të punës.

Po ashtu, në çdo lokal duhet të publikohet manuali për mbrojtje nga përhapja e virusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.