Ballina / Shëndet & Fitnes / Cilat janë simptomat e nivelit të ulët të kaliumit

Cilat janë simptomat e nivelit të ulët të kaliumit

Pothuajse 98% e kaliumit gjendet te qelizat, kështu që çdo ndryshim në nivelin e tij mund të ketë efekte serioze në nervat, zemrën dhe muskujt. Ja simptomat e niveleve të ulëta të kaliumit në trup:

1. Kapsllëku

Mungesa e kaliumit mund të ngadalësojë shumë funksione trupore, si dhe procesin e tretjes.

2. Lodhje e përgjithshme

Një tjetër simptomë e mungesës së kaliumit është ndjenja e përgjithshme e lodhjes, sepse çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për kalium, në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur shkaktarin e duhur.

3. Presioni i lartë i gjakut

Kaliumi mund të minimizojë edhe efektet e natriumit. Pra, është shumë e rëndësishme që të konsumoni ushqim të pasur me kalium për të kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.

4. Ndjenja e fryrjes gjatë gjithë kohës

Kur keni një nivel të ulët të kaliumit në trup, ajo mund t’ju çojë në një ndjenjë fryrjeje gjatë gjithë kohës.

5. Rrahjet e shpeshta të zemrës

Mungesa e kaliumit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Ajo mund të shkaktojë çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës. Sigurohuni që ju të merrni më shumë kalium për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

6. Mpirje dhe ndjesi të shpimit si gjilpëra

Nëse ka një mungesë të këtij minerali të rëndësishëm, ju mund të përjetoni ndjesi si mpirje apo shpim si gjilpëra.

Check Also

Si ti pastrojmë veshët me ujë e me kripë

Uji me kripë është një nga metodat më efektive për pastrimin e veshëve në kushte …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *