Cilat janë qëllimet e ISIS

Këto janë qëllimet e ISIS-it si organizatë terroriste;

1. Krijimin e një ‘Kalifati’ global

Në ceremoninë e mbajtur në qytetin e Mosulit në verën e vitit 2014, lideri (kalifati) i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi tha se është një obligim që të zgjedhin një kalifat dhe se ai kërkoi që të njihet si kalifati i ardhshëm. Një kalifat që do të sundon botën.

2. Të zgjerohet dhe të qëndroj përgjithmonë:

Qëllimi i parë i ISIS-it është që të konsolidoj kontroll total në shtetin e Sirisë dhe Irakut, të demostroj se ka kapacitete dhe se mundet t’a udhëheqë një Shtet Islamik me qytetet më të mëdha që ata i kanë nën okupim, e jo vetëm të okupoj male, shkretëtira, e vende të tjera strategjike për për luftim e fushëbeteja. ISIS ka qëllim të zgjerohet edhe në shtetet e tjera të Lindjes së Mesme, e kështu ta dominoj të gjithë botën dhe të qëndroj përgjithmonë.

3. Mos ekzistimin e kufijëve:

ISIS nuk njeh kufijtë mes shteteve që bota post-moderne dhe demokratike njeh sot. Kufijtë demokratik të shteteve të ndryshme shihen nga ISIS si një krijim njerëzorë i pa bazë me nocionin e tyre të famshëm për ‘Kalifatin’.

4. Pastërtimin e fesë Islame

Ideologjija e ISIT-it si një grup militantësh të sektit Sunni, është gjithashtu e fiksuar me pastrimin e Islamit në përgjithësi, që i bie ta zhdukin përgjithmonë sektin tjetër musliman Shia, duke i larguar ata nga shteti Islam. Torturat kundër sektit Shia janë ç’njerëzore, më së shumti dallohen ato kur ISIS masakroi 1,500 kadetë të forcave ajrore në Tikrit në qershor të vitit 2014.

5. Skllavërimin e mosbesimtarëve

Pavarësisht armatimeve dhe teknologjisë që ShBA-të dhe aleatët e tjerë i përdorin në fushëbeteja, ISIS po bën të pamundurën që t’i tërhekë forcat Perëndimore në fushëbeteja më të gjëra në tokë. Strategji provokuese për ta arritur këtë plan ishte edhe ekzekutimi i pengjeve Amerikane, si dhe masakra e fundit e Parisit. Me këtë ISIS synon që të skllavërojë dhe t’i ekzektuoj të gjithë ata që nuk janë besimtarë dhe ta shtrijë dominimin në të gjithë botën. // InfoGlobi N.Ç

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.